LAJMI I FUNDIT:

Bëhet e ditur përmbajtja e letrës, të cilën presidenti Trump ia ka dërguar Aleksandar Vuçiqit (Foto)

Bëhet e ditur përmbajtja e letrës, të cilën presidenti Trump ia ka dërguar Aleksandar Vuçiqit (Foto)

Siç ka njoftuar shtypi një ditë më parë, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Derisa deri më tani vetëm ishte raportuar për letrën, ndërsa sot janë bërë të ditura edhe detajet, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

E vetmja gjë që njihej ishte fakti se letra i ngjante pak a shumë letrës së dërguar presidentit Hashim Thaçi, nga presidenti Trump.


Trump në letrën dërguar Thaçit: Ju mirëpres në Shtëpinë e Bardhë për të festuar marrëveshjen, bashkë me Vuçiqin
Lexo po ashtu Trump në letrën dërguar Thaçit: Ju mirëpres në Shtëpinë e Bardhë për të festuar marrëveshjen, bashkë me Vuçiqin

Kështu, Trump ka thënë se ai ishte i kënaqur që kishte takuar Vuçiqin në Paris në nëntor të këtij viti, kur ata festuan 100 vjetorin e fitores në Luftën e Madhe.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë udhëheqjen tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Duke pasur parasysh faktin që ju jeni duke hyrë në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e gjatë të dëshiruar në rajon, unë ju inkurajoj që të përfitoni nga ky moment dhe të përdorni udhëheqjen politike në marrjen e vendimeve që do të plotësojnë interesat e të dy vendeve. Do të ishte një keqardhje e madhe të humbasim këtë mundësi unike për paqen, sigurinë dhe rritjen ekonomike”, citohet të ketë thënë Trump.

Përveç kësaj, siç shkruajnë tutje mediat serbe, ai shkroi se apelon tek të dyja palët, si Beogradin po ashtu edhe Prishtinën, që sa më shpejt që të jetë e mundur të arrijnë një marrëveshje për normalizimin dhe të përmbahen nga veprimet që pengojnë procesin.

“Marrëdhëniet paqësore dhe produktive midis Serbisë dhe Kosovës do të ishin një moment historik për rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë. Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është afër. Ju pres ju dhe kryeministrin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të ishte një marrëveshje historike”, ka shkruar Trump.

Ndryshe, presidenti Trump i kishte dërguar një letër edhe presidentit Thaçi, në të cilën kishte shprehur të njëjtat shqetësime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori