LAJMI I FUNDIT:

Bëhet baba në moshën 13 vjeçare

Bëhet baba në moshën 13 vjeçare

Alfie Patten, një britanik i vogël i cili është bërë me fëmijë në moshën 13 vjeçare ka pranuar dje se nuk e di sa kushtojnë pelenat, por ka thënë se mendon se janë të shtrenjta.

15-vjeçarja Chantelle ka lindur vajzën para katër ditësh, të cilën me Alfien e ka nisur pas marrëdhënies së parë seksuale. Alfie e Chantelle kishin vendosur që fëmija të lind pasi që e kishin kuptuar se 15-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë. Kam menduar se do të ishte mirë të kesh fëmijë. Nuk kam menduar fare nëse do të mund ta përballojmë financiarisht. Nuk kemi para, e babai im nganjëherë më jep nga 10 funtë, thotë Chantelle.

Djaloshi ka qenë çdo ditë në spital para lindjes, e kur e vogla Maisie ka lindur i pari e ka marrë në dorë, e ka puthur dhe i ka dhënë një shishe me qumësht.

"Kur e ka kuptuar nëna ime se Chantelle është shtatzënë kam menduar se jam në telashe të mëdha. Kemi dashur të kemi fëmijën, por kam pasur frikë se si njerëzit do të reagojnë. Nuk e di se çfarë babai do të jem, por do të përkujdesem për të", thotë Alfie.
Babai 45-vjeçar i Alfiet, Dennis, i cili është bërë gjysh, thotë se djali i tij nuk e kupton seriozitetin e situatës e as çfarë është të kesh fëmijë, por mundohet me shpirt se mund të jetë një baba i përgjegjshëm dhe i mirë.


E porsalindura Maisie është nisur kur Chantelle e Alfie e kanë pasur vetëm një marrëdhënie pa mbrojtje. Ata e kanë kuptuar se Chantelle ishte shtatzënë pas 12 javësh. E kanë mbajtur në fshehtësi gjashtë javë derisa e ëma e Chantelles, 38-vjeçarja Penny, ka filluar të dyshojë për shkak të peshës së saj.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Virale
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Kalo në kategori