LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 27 vjet nga suprimimi i Kushtetutës së Kosovës

Bëhen 27 vjet nga suprimimi i Kushtetutës së Kosovës

Serbia e cila në atë kohë kishte në krye të shtetit kriminelin Sllobodan Millosheviq duke i shfrytëzuar minoritetin Serbë të Fushë-Kosovës, më 1987, nisi lëvizjen antishqiptare dhe fillimin e përgatitjeve për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe fillimin e luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Sllobodan Millosheviçit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.


Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.

Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota. Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.

Kosova ishte nën shtetrrethim. Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte vendim që siguronte supremacinë serbe në federatën e atëhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin në Vojvodinë dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nën presionet politike dhe kërcënimet e makinerisë ushtarake e policore – jo vetëm serbe – jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.

Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës. Qëndrime të tilla publike ka dhënë edhe delegatja Melihate Tërmkolli.

Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin klasik të Kosovës. Demonstratat shpërthej në anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.

Ndonëse shumica e deputetëve nënshtrohen ndaj politikës serbe, kundërshtimi i këtij numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse ata përfaqësonin vullnetin e shumicës./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori