LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha thotë se albumi i saj i ri është autobiografik dhe flet për shëndetin e saj mendor: Jam bipolare dhe unë flas për gjithçka

Bebe Rexha thotë se albumi i saj i ri është autobiografik dhe flet për shëndetin e saj mendor: Jam bipolare dhe unë flas për gjithçka
Bebe Rexha në "Grammy Awards 2020" (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha eci në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2020”, duke shprehur shumë vetëbesim.

Këngëtarja 30 vjeçare, zbuloi në intervistën e dhënë për E! News se aji është duke punuar shumë për albumin e saj të ardhshëm. Edhe pse Rexha nuk e zbuloi datën ose titullin e publikimit të tij, ajo i tregoi gazetarit Ryan Seacrest disa detaje rreth albumit.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2020” (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Unë kam një listë ndjekëse dhe është vërtet emocionuese. Unë jam gati të zgjedh solo këngën time të radhës…qoftë një më të ngadaltë ose një me tempo të shpejtë”, tha ajo për E! News.


Bebe Rexha provokon me veshjen duke u shfaqur pa reçipeta në eventin që ajo e organizon për mbështetjen e grave
Lexo po ashtu Bebe Rexha provokon me veshjen duke u shfaqur pa reçipeta në eventin që ajo e organizon për mbështetjen e grave

Seacrest e pyeti këngëtaren nëse albumi do të jetë autobiografik, dhe ajo u shpreh: “Unë flas për gjithçka. Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për atë, por është një këngë pop kështu që ju nuk mund ta tregoni. Unë flas për marrëdhëniet e mia – gjëra super të thella”.

Rexha shtoi: “Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit mund të lidhen me atë”.

Kur gazetari Seacrest e pyeti atë se cila është një nga ato frika, këngëtarja shqiptare u përgjigj: “Të mos qenit mjaft mirë, të dështosh, të mos i përkasësh diçkaje…kjo është një ndër frikërat e mia”. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2020” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit

Magazina
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Magazina
Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Një tjetër shqiptare me sukses global, Luisa Boshnjaku nënshkruan marrëveshje me shtëpinë muzikore Broke Records

Magazina
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Driloni-Sarës: Të brendshmet që po të mungojnë, i kam marrë unë për kujtim

Magazina
Kalo në kategori