LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Të pasmet e mia janë origjinale, jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time

Bebe Rexha: Të pasmet e mia janë origjinale, jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time
Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri “Expectations”.

Këngët e saj janë pëlqyer shumë, dhe janë publikuar të gjitha në YouTube në versionin e animuar.


Për promovimin e albumit, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) ka qenë shumë aktive në intervista, spektakle e koncerte të ndryshme.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Së fundmi, ajo hodhi në rrjetin social Instagram një imazh ku shfaq të pasmet, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se janë origjinale të saj, dhe se nuk përdor ‘photoshop’.

“Më vjen keq që duhej. Po është e vërtetë. Nuk janë me ‘photoshop’. Po kam fituar peshë. Për shkak se unë jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate, prapanica ime fiton peshë. Dhe e dini çfarë? Unë e dua prapanicën time të madhe!”, ka shkruar Rexha.

https://www.instagram.com/p/BlIfAAHF-0A

Tutje, këngëtarja ka thënë se nuk i pëlqen fakti që të tjerët merren me peshën e saj.

“Jo çdo këngëtare do të ketë një madhësi zero, e butë dhe që duket si modele. Nëse kjo është ajo që ju doni prej meje, atëherë ju nuk jeni duke e marrë atë. Me keqardhje apo pa keqardhje. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, ka përfunduar këngëtarja statusin e saj. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BlJHepVgWmW

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori