LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha ndan me fansat një imazh të rrallë – fotografinë e panos nga shkolla e mesme

Bebe Rexha ndan me fansat një imazh të rrallë – fotografinë e panos nga shkolla e mesme
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot është një emër shumë i kërkuar he i famshëm në tregun e muzikës.

Por në fëmijërinë e saj, ajo ka qenë vetëm një vajzë e thjeshtë nga një familje emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rexha, e cila është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, ka ndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj së fundmi një fotografi të rrallë nga koha e fëmijërisë.


Intervista ekskluzive e Bebe Rexhës për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista ekskluzive e Bebe Rexhës për Telegrafin

Bëhet fjalë për fotografinë kolektive të klasës në shkollën e mesme, ku artistja ka prezantuar portretin e saj të asaj kohe.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Artistja, e cila në këtë imazh figuron me emrin e vërtetë të saj, Bleta Rexha, mund të vërehet lirshëm nga shumë tipare të fytyrës, të cilat i ka të njëjta edhe sot.

Bebe Rexha është lindur në Brooklyn të New Yorkut, por është rritur në lagjen tjetër të qytetit gjigant, Staten Island, ku edhe ka kryer shkollën e mesme, “Tottenville High School”.

Këngëtarja e hitit “I’m a mess” nuk i ka të pakta postimet e tilla në rrjetet sociale, pasi vetëm pak javë më parë ajo ndau me fansat një tjetër imazh nga fëmijëria e saj, të realizuar me stërgjyshen në Gostivar të Maqedonisë – prej nga ka prejardhjen familja e nënës së saj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në trend Magazina

Më shumë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori