Zemra dhe lot, sonte jo faleminderit! Ky është refreni i “No broken hearts” këngës me potencial të lartë, me të cilën Bebe Rexha, 27 vjeçe, një shqiptare e Maqedonisë e vendosur në Brooklyn, bionde natyrale me talentin për të krijuar tekste, tashmë ka shkruar për Eminem, Rihanna-n, Selena Gomez dhe shumë të tjerë.
Ajo është një kandidate për t’u “bërë”, sipas fjalëve të saj, “fenomeni i vitit 2016”. Pse? “Sepse kam dëgjuar pjesën tjetër që është në modë aktualisht dhe me pak fjalë; nuk është aq e mirë”.
Që nga kënga anti-stres, që këndon së bashku me Nicki Minaj, pritet të dalë dhe materiali për albumin e saj të parë gjatë këtij muaji. “Nuk ka zemra të thyera në dhomë, sonte do të festojmë”, dhe duke parë biografinë e saj, Bebe duket sikur ka dalë nga ato manualet që kanë pasur sukses me pak rregulla. I pari është vetëm, “jo vetëm sentimentalizëm”. Pra, Bebe Rexha ruan origjinën e Ballkanit, duke thënë emrin e saj amerikan, “Bibi Rexa”; fillon të këndojë me ide të qarta tashmë prej katër vjetësh. Ajo ka studiuar opera lirike dhe është bërë një soprano kolorature, por pa u ndeshur në ndryshime, ajo ndryshoi rrugë kur takoi për një konkurs kënge për skaut Samantha Cox, e cila kishte në çerdhen e saj, deri atëherë të panjohur, Lady Gaga-n dhe Ke$ha-n. I tha: “Tani do të marrësh mësime kompozicioni, për shkak të këtyre dy këngëve”, kujton Rexha, e cila vjen në Tiranë në datë 9 shtator për një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.
Së dyti, punon shumë. Rexha i ka braktisur ballot shkollore dhe madje ka munguar në ceremoninë e diplomimit për të ndjekur kursin e kompozicionit për të mësuarit në mënyrë autodidakte, që për të nuk është aq e vështirë përdorimi i software-s dhe montazhit të audios. Familja e saj është modeste, prandaj ajo studion me shpenzimet e saj. “Unë kam qenë duke punuar në parfumet e Saks”, thotë ajo në një nga rrëfimet e saj të preferuara, “Rihanna erdhi për të blerë truket. Ajo ishte e ftohtë, antipatike, ndoshta as nuk e kuptoi se unë isha shumë e ngazëllyer, nga fakti se isha duke parë atë”. Disa vjet më vonë, në vitin 2015, Rihanna do të fitojë një Grammy për shkak të një kënge të shkruar nga Bebe, “The Monster”, të cilën e interpretoi me Eminemin. Ky interpretim u vlerësua nga agjentë të ndryshëm. Rregulli i tretë i Bebes: “Këngët kanë një jetë të tyre. Asnjëherë nuk duhet të konsiderohen të vdekura. Unë jam duke u kujdesur prej gjashtë vjetësh për një këngë”.
Një temperament i fortë, për të cilën bën vetëm përjashtim: dashuria. “No broken hearts”, ka thënë Rexha në një intervistë për “Elle UK”, e “kam shkruar pas shkëputjes së fundit me një njeri të cilin e kam dashur shumë. Ne kemi bërë qejf dhe kemi kaluar mirë, por një natë i kam lënë thirrjet e tij në telefon të binin rresht, duke vendosur që të mos i përgjigjem. Unë kam qenë në një lokal dhe mendova me vete: “Në rregull, mjaft, tani unë të kënaqem dhe nuk do të mendoj më për të”. A pati sukses? Jo. “Një prodhues i famshëm, i cili u dha një vrojtim këngëve tha se:”Kjo nuk do të funksionojë. Nuk është i goditur si hit. Por kjo nuk ka rëndësi. E vërteta është se unë e dua atë ende, kështu që mund të thotë çfarë të dojë”.
Ajo ka dëshirë thjesht që muzika e saj të dëgjohet. Ka dëshirë që të ndihmojë njerëzit, që të dalin nga situata të caktuara. “Për shembull, kënga e Eminemit dhe Rihannës, ‘Moster under my bed’, është për momentet kur ndonjëherë mendojmë se jemi pak të çmendur. Kënga thotë se mund ta pranojmë veten ashtu siç jemi, me çmendurinë që kemi, me të qenit jo perfektë. Të pranosh gjithçka duke thënë se ‘jam mik me monstrat nën shtrat dhe flas me zërat në mendjen time’, por jam në rregull me këtë gjë dhe e dua vetveten”, rrëfen ajo.
Karriera e saj, si autore e këngëve të njerëzve të tjerë. Hiti i parë ishte në vitin 2013 për Selena Gomez, “Like a champion”; u ndoq nga Nick Jonas, Nicki Minaj, Iggy Azalea, Pitbull; për David Guetta shkruan “Yesterday” dhe kompozon një refren për “Hey Mama”, “Një mbrëmje kur unë isha i lodhur, hodha dy shënime. Disa ditë më vonë kënga ishte në top dhjetëshen në dymbëdhjetë vende. Por kisha mbetur shumë keq, sepse emri im nuk kishte kredite. Prandaj thirra një avokat”, shprehet Rexha për “Corrierre della sera”. Emri rishfaqet shpejt, prandaj një tjetër rregull i saj është: “Asnjëherë mos kini frikë për të mbrojtur veten tuaj”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
“Ke rrahur një femër” - debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit humb qetësinë dhe 'shpërthen' në lot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!