LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha arrin nëntë milionë ndjekës në Instagram

Bebe Rexha arrin nëntë milionë ndjekës në Instagram
Bebe Rexha (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Suksesi i shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë në rritje.

Ajo është tashmë një personazh mjaft me influencë edhe në rrjetet sociale, pasi vetëm në Instagram ka arritur së fundmi shifrën e nëntë milionë ndjekësve.

Duke i falënderuar gjithnjë për mbështetjen, Bebe Rexha i ka falënderuar fansat e saj që gjithnjë i qëndrojnë pranë, e në veçanti ata shqiptarë për të cilët thotë se janë fansat e preferuar të saj.


Bebe Rexha me nëntë milionë ndjekës në Instagram (Foto: SC/Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja me origjinë nga Dibra i shfrytëzon rrjetet sociale për të promovuar këngët e saj të reja, apo edhe për të sjell fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ajo gjithashtu nuk heziton që t’i tregojë defektet dhe të metat e saj, pasi njihet për komunikimin e çiltër që ka me fansat e saj në Instagram.

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Përsa i përket muzikës, “Harder” mban titullin kënga e fundit që 29-vjeçarja solli në bashkëpunim me Jax Jones, teksa është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

Magazina
Kalo në kategori