LAJMI I FUNDIT:

BE miraton planin grek për privatizimin e Olympic Airlines

BE miraton planin grek për privatizimin e Olympic Airlines

Komisioni Evropian ka miratuar planin për privatizimin e fluturuesit kombëtar grek, Olympic Airlines, ka njoftuar ministri grek i transportit dhe komunikacioneve Kostas Haxhidakis.

Plani do të lejojë privatizimin e kompanisë ndërsa garanton punët e personelit të saj prej 8,000 personave.

"Ky plan do të zgjidhë përfundimisht në mënyrën më të mirë një çështje që ka shqetësuar shoqërinë greke për 30 vjet," tha Haxhidakis.

Komisioneri i transportit i BE, Antonio Tajani ka shpjeguar në Bruksel se Olympic do të duhet të kthejë rreth 850 milion euro në financime të paligjshme që ka marrë nga shteti.


Tajani shtoi se BE do të kqyrë nga afër për të parë në se transferimi i aseteve nga kompania e vjetër ndodh me çmimet e tregut dhe me transparencë absolute.

Sindikatat e fuqishme në Greqi argumentojnë se privatizimi do të jetë katastrofik.