BDI: Taravari të jap dorëheqje, të mbajë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi

Në muajt e fundit, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar ngjarje tragjike që kanë tronditur thellë opinionin publik. Humbja e paspjegueshme e jetës së foshnjave në Klinikën Pediatrike është një alarm i qartë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia jonë, akuzojnë sot nga BDI.
“Për më tepër, është shqetësuese të vërejmë një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar stafin mjekësor shqiptar me personel maqedonas, siç është rasti i fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Këto veprime jo vetëm që minojnë kohezionin e brendshëm të institucioneve shëndetësore, por edhe dëmtojnë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve tanë.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë duket se është më i angazhuar në udhëtime turistike në Dubai dhe aktivitete partiake, duke lënë pas dore detyrimet e tij ndaj qytetarëve. Kjo mungesë përkushtimi dhe përgjegjësie është e papranueshme, veçanërisht kur shëndeti dhe jeta e fëmijëve tanë janë në rrezik.
Përveç kësaj, është e qartë se ministri jolegjitim i shëndetësisë, i cila vepron si një marionetë e OBRM-PDUKM-së dhe është i zhytur në korrupsion, po tregon edhe një nivel të lartë të paaftësisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor. Ky kombinim i servilizmit, korrupsionit dhe paaftësisë po çon në një krizë të thellë, ku qytetarët tanë po paguajnë çmimin më të lartë.
Qytetarët kërkojnë që Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe të mbajë përgjegjësi për këto dështime të rënda. Gjithashtu, bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent mbi vdekjet e fundit në Klinikën Pediatrike dhe për ndalimin e menjëhershëm të diskriminimit ndaj stafit mjekësor shqiptar”, thuhet në akuzat e BDI-së.
Është koha, shtojnë nga atje, që të vendosim interesat e qytetarëve dhe shëndetin e fëmijëve tanë mbi ambiciet personale dhe agjendat politike. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj padrejtësie dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një sistem shëndetësor që i shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë