LAJMI I FUNDIT:

BDI: OBRM-PDUKM është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

BDI: OBRM-PDUKM është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi thuhet se OBRM-PDUKM për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e OBRM-PDUKM-së së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë. Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion. Përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001”, thuhet në reagimin e BDI-së.


Ata shtojnë se partia e Mickoskit është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa bllokimi, siç thonë nga BDI, i integrimit të vendit në BE dhe miqësia me SHBA-të nga OBRM-PDUKM, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

“Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata janë qytetarë të dorës së dytë në shtet. OBRM-PDUKM në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar”, thuhet në reagimin e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori