Izet Mexhiti nuk është më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Parlament. Ai e publikoi lajmin në profilin e tij në Facebook, duke thënë se gjithashtu e ka informuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për dorëheqjen e tij.
Mexhiti konfirmoi për Alsat se është tërhequr nga posti por nuk dha detaje të tjera. Sipas statusit të publikuar, Mexhiti thekson se për momentin ka zhvillime që nuk shkojnë në favor të BDI-së.
“Në subjektin të cilit i përkas prej në ditët e para të themelimit të tij si, po ndodhin zhvillime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë në favor të forcës më të madhe politike të shqiptarëve të RMV-së dhe që është edhe më e rëndësishme, as në favor të liderit të pakontestueshëm të shqiptarëve, kryetarit z. Ali Ahmeti, si dhe duke dëshiruar mos krijimin e hutisë edhe tek ndonjë kolegë i im në Kuvend, e nga ana tjetër, me intencë të dhënies së hapësirës veprimit tim për elaborim më të denjë të qëndrimit pas të cilit fuqishëm qëndroj, ju informoj se tërhiqem nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së”, shkroi Mexhiti.
Ai shtoi se edhe më tej do t’i mbështesë politikat e BDI-së.
Alsat kërkoi qëndrim nga zv.kryeministri Grubi, për emërimin e të cilit Mexhiti kishte vërejtje kurse paralajmëroi edhe interpelancë, por edhe nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani, i cili është zëdhënës i BDI-së. Përgjigje deri në këto momente nuk morëm. Tërheqja e Mexhiti vjen rreth një jave pas takimit të kryesisë së partisë kur Ahmeti deklaroi se ishin tejkaluar të gjitha mospajtimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë