LAJMI I FUNDIT:

BDI: Në vetëm shtatë muaj, Qeveria ka shkatërruar arritjet e një dekade

BDI: Në vetëm shtatë muaj, Qeveria ka shkatërruar arritjet e një dekade

BDI në një kumtesë për media thotë se Qeveria aktuale ka shkatërruar të arriturat e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit, ndërkohë që ka bërë krahasimin me janarin e vitit 2024 dhe janarin e vitit 2025, që sipas tyre, numëruar sukseset që kanë pasur.

“Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq. Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore. Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim”.

“Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore. Nga një sistem arsimor që solli Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë. Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare”.


“Nga rritja ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria. Nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim. Ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit. Dje krenari, sot turp”, thonë nga BDI.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori