LAJMI I FUNDIT:

BDI: Në qeveri për të zbatuar barazi, drejtësi, integrim dhe zhvillim ekonomik

BDI: Në qeveri për të zbatuar barazi, drejtësi, integrim dhe zhvillim ekonomik

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate ka treguar arsyet për të cilat do të merr pjesë në përbërjen e re qeveritare në Maqedoni. Nga BDI thonë se përveç kërkesës drejtuar Ivanovit për ta tërhequr vendimin e tij antikushtetues, mbrëmë unanimisht kanë vendosur edhe për pjesëmarrje në qeveri për të zbatuar barazi, drejtësi, integrim dhe zhvillim ekonomik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përveç shprehjes së mëhershme të përkrahjes nëpërmjet dhënies së nënshkrimeve të 10 deputetëve të BDI-së për marrjen e mandatit për formim të Qeverisë, vendimi i mbrëmshëm nënkupton edhe përcaktimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për t’u bërë pjesë e shumicës së re parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë dhe zgjedhjen e një Qeverie të re reformiste, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe të përkushtuar për sundim të ligjit dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ky vendim i joni për marrje të përgjegjësisë së plotë institucionale dhe qeverisëse është në përputhje të plotë me pritshmëritë e qytetarëve dhe besimin e dhënë në të gjitha zgjedhjet parlamentare që nga viti 2002 gjer në zgjedhjet e fundit. Qytetarët shqiptar shprehën përkrahje për programin tonë zgjedhor që synon barazi, drejtësi, integrim dhe zhvillim ekonomik, duke na bërë ngadhnjyes dhe ne e kemi për detyrim demokratik që vullnetin e votuesve ta realizojmë nëpërmjet të zbatimit të përbetimeve tona dhe kontratës së lidhur me qytetarët”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori