LAJMI I FUNDIT:

BDI kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

BDI kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

BDI dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, njofton Alsat-M, duke u thirrur në deklaratat e kryetarëve të Komunës së Tetovës dhe Gostivarit, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, të cilët gjithashtu janë edhe nënkryetarë të BDI-së.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë ne diskutuam edhe në këtë temë dhe qëndrimi jonë është që zgjedhjet të mbahen në fundin e gjysmës së parë të majit sepse konsiderojmë se edhe ashtu kemi një zgjatje të vogël të mandatit të kryetarëve të komunave. Me qenë se komunat kanë të bëjnë me çështje shumë praktike sa u takon qytetarëve dhe interesave të tyre, është mirë që këto procese zgjedhore të përfundojnë brenda afateve”, tha për Alsat-M Teuta Arifi.

I pyetur nga Alsat nëse shtyrja eventuale e zgjedhjeve do të nënkuptonte thellim të krizës dhe rrezik që krerët shqiptarë të humbin pushtetin mbi komunat që drejtojnë, kreu i Gostivarit Nevzat Bejta deklaroi se ata janë të gatshëm të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ai tha se qëndrimi i BDI-së është që të respektohet afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale sepse kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve.


Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve është skadon të hënën, ku kreu i Kuvendit i cili nuk është zgjedhur akoma deri nesër duhej t’i shpallte zgjedhjet vendore për të respektuar afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor./Telegrafi/

“Urgjentisht duhet të mblidhet kuvendi dhe të nënshkruhen zgjedhjet lokale”
Lexo po ashtu “Urgjentisht duhet të mblidhet kuvendi dhe të nënshkruhen zgjedhjet lokale”

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori