LAJMI I FUNDIT:

BDI-ja akoma nuk ka marrë garancionet me shkrim nga LSDM-ja

BDI-ja akoma nuk ka marrë garancionet me shkrim nga LSDM-ja

BDi-ja akoma nuk ka marrë garancionet me shkrim të cilat i kërkon nga LSDM-ja, që ta mbështet me nënshkrimet me të cilat Zoran Zaev do ta fitonte mandatin nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Nga BDI njoftojnë se grupet e punës, të cilat diskutojnë rreth gjithë pikave, sot nuk janë takuar. Biseduesit nga të dy partitë i diskutojnë mendimet e tyre, por deri tani nuk kanë arritur deri në vendime përfundimtare, përjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër kërkesat e BDI-së për LSDM-në është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin, kërkesë për të cilën kryetari i OBRM-PDUKM-së mbrëmë në një intervistë tha se ka qenë pengesa kryesore për bisedimet me BDI-në. Gruevski gjithashtu tha se nëse LSDM-ja pranon një gjë të tillë, ata janë të gatshëm të shkojnë në opozitë.

Gruevski mbrëmë e përsëriti kërkesën për zgjedhje të reja dhe tha se Marrëveshja e Majit nuk ekziston. Ai paralajmëroi BDI-në se nëse tani e shkelin parimin “fituesi me fituesin”, në të ardhmen nuk duhet të kërkojnë një gjë të tillë.


Nga LSDM-ja sot reaguan përmes një komunikate ndaj intervistës së Gruevskit, duke thënë se koha e tij ka mbaruar. Ata thonë se Gruevski nuk ka ide dhe vizion dhe nuk mund të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit./Telegrafi/