LAJMI I FUNDIT:

Pabarazia mes zonave urbane dhe rurale në Kosovë është rreth mesatares së vendeve të Evropës Lindore

Pabarazia mes zonave urbane dhe rurale në Kosovë është rreth mesatares së vendeve të Evropës Lindore

Politikat e punës, tatimore dhe të mirëqenies sociale në vendet anembanë Evropës dhe Azisë Qendrore duhet të ngrihen në nivelin e shekullit të XXI-të për të trajtuar pabarazinë në rritje mes grupeve dhe për t’u ndihmuar punëtorëve të përballen me pasigurinë e shtuar, thotë një studim i ri i Bankës Botërore.

Drejt një Kontrate të Re Sociale bën thirrje për rikonceptim nga themelet të politikave për të zbutur hendekun në rritje mes atyre që përfitojnë nga mundësitë e reja ekonomike dhe atyre që kanë mbetur prapa ndërsa ekonomia bëhet gjithnjë e më fleksibile.

“Edhe pse vendet në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore kanë përvojë të gjerë me institucionet dhe programet e mirëqenies sociale, këto janë hartuar për një mjedis të ndryshëm ekonomik dhe nuk ofrojnë më të njëjtat përfitime për qytetarët si më parë. Tashmë, punësimi afatgjatë me rroga të përcaktuara nuk është norma, sidomos për të rinjtë, dhe ne duhet të sigurojmë që përfitimet e rritjes dhe mundësitë të ndahen në forma më të barabarta”, thotë Cyril Muller, zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.


Pavarësisht se Evropa dhe Azia Qendrore janë një nga rajonet me më shumë barazi, kur krahasohen në nivel botëror, shumë qytetarë ende nuk po e përjetojnë ngritjen, ndihen të mbërthyer në një kurth të pabarazisë dhe janë më të cenueshëm se gjeneratat e mëparshme. Për më tepër, dobësimi i sigurisë financiare dhe të punës do të thotë se një pjesë më e madhe e klasës së mesme është e kërcënuar me rënie në varfëri dhe të gjitha këto kanë çuar në rënien e besimit në institucione, polarizim më të madh dhe populizëm në rritje brenda shoqërisë.

Në Kosovë, kur shqyrtojmë hendekun urban-rural në mirëqenie, vërehet se pabarazia mes zonave urbane dhe rurale është rreth mesatares së vendeve të Evropës Lindore. Hendekët e thellë ekzistojnë jo vetëm në konsum, por edhe në rezultate të tjera relevante, si rezultatet e testimit të PISA-së. Në fakt, dallimi në rezultatet mesatare të testimit të PISA-së në vitin 2015 ndërmjet zonave urbane dhe rurale është i barasvlershëm me gati një vit shkollimi.

Gjithashtu, raporti tregon se rrethanat individuale të lindjes janë përcaktuese më të rëndësishme të qasjes në arsimin terciar mes gjeneratës që u rrit në fillim të viteve 2000, sesa në mesin e gjeneratës që e filloi arsimin para tranzicionit. Në rastin e Kosovës, treguesi i pabarazisë së mundësive për qasje në arsimin terciar për grupmoshën e lindur në vitet 1980 është më shumë se dyfishi i atyre të lindur në vitet 1940.

Për të adresuar sfidat, raporti propozon një grup prej tre parimesh të politikave: kalimi drejt mbrojtjes së barabartë të të gjithë punëtorëve, pa marrë parasysh llojin e tyre të punësimit; sigurimi i mbulimit universali në ofrimin e ndihmës sociale, sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve themelore të cilësisë; dhe mbështetja progresivitetin në një bazë të gjerë tatimore që me tatimin e kapitalit plotëson tatimin mbi të ardhurat nga puna.

“Kur i pyesim njerëzit për mirëqenien e tyre, dëgjojmë shqetësime rreth rritjes së pabarazisë dhe pasigurisë. Ky raport heton shkaqet e këtyre shqetësimeve duke analizuar ndryshimet në shpërndarjen e të ardhurave në dekadat e fundi. Ne besojmë se përpjekja për të ndaluar globalizimin ose teknologjinë nuk është zgjidhje. Në vend të kësaj, kërkohet një kontratë e re sociale, me një mënyrë më të drejtë të ndarjes së rreziqeve dhe mundësive, për të ruajtur dhe zgjeruar përfitimet mbresëlënëse ekonomike që rajoni ka bërë në dekadat e fundit”, thotë Maurizio Bussolo, kryeekonomist i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe bashkë-autor i raportit.

Raporti identifikon katër lloje të tensioneve mes grupeve që po gërryejnë kohezionin social: pabarazitë mes gjeneratave të reja dhe të vjetra; pabarazitë mes punëtorëve të angazhuar në profesione të ndryshme; qasja e pabarabartë në mundësi bazuar në gjeografi; dhe pabarazitë e bazuara në gjini, etni, prejardhje dhe faktorë të tjerë, më shumë se në përpjekjet ose aftësitë individuale.

Duke pranuar se vendet në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore ndryshojnë në shumë aspekte, ky raport thekson politikat që synojnë reduktimin e tensioneve duke i mbrojtur të gjithë punëtorët, duke përmirësuar shërbimet sociale dhe duke i bërë sistemet tatimore më të drejta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Ekonomi
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Ekonomi
Kalo në kategori