LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i Ancelottit vendos rekordin negativ gjatë 12 viteve të fundit

Bayerni i Ancelottit vendos rekordin negativ gjatë 12 viteve të fundit

Bavarezët e Bayern Munich këtë sezon nuk janë duke ecur shumë mirë dhe nuk kanë bindur. 

Bayerni ka vendosur një rekord negativ për pjesën e parë të sezonit pasi prej vitit 2004 skuadra gjermane nuk ka humbur dy ndeshje të njëpasnjëshme në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.

Bavarezët nën drejtimin e Carlo Anchelottit kanë vendosur këtë rekord negativ që mungonte prej 12 vitesh.


Në fundjavën e shkuar, skuadra e Bayern Munich u mposht 1-0 si mysafir nga Dortmund, ndërsa ditën e djeshme pësoi humbje shokuese 3-2 përballë Rostov.

Në këtë mënyrë bavarëzët janë pozicionuar në vendin e dytë duke mos pas mundësi për të prekur kreun e Grupit D.

Edhe trajneri Carlo Ancelotti është kritikuar nga mediat gjermane dhe është parashikuar dimër i ftohtë. /Telegrafi/