“Batterygate”: Miliona përdorues mund të marrin ‘dëmshpërblim’ pasi Apple përballet me një padi për përditësimin e softuerit të iPhone
Miliona përdorues të iPhone mund të fitojnë të drejtën e një “dëmshpërblimi”, pas lansimit të një pretendimi ligjor që akuzon Apple për “ngadalësimin e fshehtë” të performancës së telefonave të vjetër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Justin Gutmann pretendon se kompania mashtronte përdoruesit për një përmirësim që tha se do të përmirësonte performancën, por, në fakt, ngadalësonte telefonat.
Kështu, ai po kërkon dëmshpërblim prej rreth 900 milionë euro për deri në 25 milionë përdorues të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar.
Pavarësisht kësaj, Apple thotë se “asnjëherë” nuk e ka shkurtuar qëllimisht jetën e produkteve të saj.
Pretendimi, i cili është paraqitur në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës, pretendon se Apple ngadalësoi performancën e iPhone-ve të vjetër, në mënyrë që të shmangë tërheqjet ose riparimet e shtrenjta.
Kjo lidhet me prezantimin e një “mënyre” të menaxhimit të energjisë, i lëshuar në një përditësim softuerësh për përdoruesit e iPhone në janar të vitit 2017.
Modelet e mbuluara nga pretendimi janë modelet iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.
Në një deklaratë, Apple tha: “Ne kurrë nuk kemi bërë dhe nuk do të bënim kurrë asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple”.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë produkte që klientët tanë i duan, dhe bërja e iPhone-ve të zgjasin sa më gjatë të jetë e mundur është një pjesë e rëndësishme e kësaj”.
Pretendimi i z. Gutmann vjen dy vjet pasi një rast i ngjashëm u zgjidh në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2020, Apple ra dakord të paguante 113 milionë dollarë (rreth 107 milionë euro) për të zgjidhur një çështje që kishte të bënte me akuza se ngadalësonte iPhone-ët e vjetër.
Tridhjetë e tre shtete amerikane pretenduan se Apple e kishte bërë këtë për t’i shtyrë përdoruesit të blejnë pajisje të reja.
Si pasojë, miliona njerëz u prekën kur modelet e iPhone 6 dhe 7 dhe SE u ngadalësuan në vitin 2016 në një skandal që u quajt Batterygate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para
Galaxy Unpacked 2025 – gjërat kryesore që u njoftuan në ngjarjen e janarit
WhatsApp do të mundësojë ndarjen automatike të statuseve si histori në Facebook dhe Instagram
Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para
Galaxy Unpacked 2025 – gjërat kryesore që u njoftuan në ngjarjen e janarit
Roboti humanoid i EngineAI ecte para punonjësve
Trump: Jam dakord me idenë që Musk të blejë TikTok
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar