Plaçkitjet, të shtënat, hedhja e bombave dhe vrasjet gjithnjë e më të shpeshta janë arsye që qytetarët e kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë të mos ndihen të sigurt. Autoritetet duket se nuk janë në gjendje të luftojnë krimin, kështu që sarajevasit vendosën ta angazhojnë një super-hero i cili do t’i mbronte ata. Konkursi është shpallur – kërkohet një Batman me përvojë.
Shpallja interesante për punë u publikua në faqen boshnjake të internetit për shpallje të lira Market.ba. Qytetarët e Sarajevës të cilët çdo ditë ballafaqohen me rritjen e shkallës së krimit nëpër rrugët e qytetit, vendosën ta angazhojnë një Batman.
Në konkursin e shpallur thuhet se kërkohet një Batman i cili ka së paku tri vjet përvojë pune në kryerjen e punëve të ngjashme, posedon përgatitje profesionale të punës si dhe njeh artet marciale.
Të gjithë ata që vendosin të paraqiten për konkursin duhet ta dinë se duhet të jenë të saktë dhe të përgjegjshëm, pastaj duhet ta fshehin mirë identitetin e tyre, ndërsa për këtë lloj pune duhet që Batmani të posedojë edhe makinën e tij.
Puna e Batmanit nuk është aspak e lehtë, për këtë arsye punëdhënësit – qytetarët e Sarajevës – i ofrojnë Batmanit marrëdhënie të përjetshme pune, pagë të rregullt, ndërsa Batmani mund të punësojë vëllain ose kushërinjtë, nëse kanë shkathtësitë si të shokut të tij më të mirë, Robinit.
E tëra që pritet prej Batmanit është që t’i ndihmojë qytetarët sa herë që gjenden në vështirësi, të parandalojë plaçkitjet, të shtënat, vrasjet, të kontrollojë lagjet e kantonit të Sarajevës dhe rregullisht të kontrollojë terrenin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp