LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit shpall konkurs për çështje ekologjike

Bashkia e Shkupit shpall konkurs për çështje ekologjike

Në kuadër të manifestimit tradicional ”Ditët e verës – Ditët e Ekologjisë”, bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kompanisë më ekologjike, për kontribut më të madh për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për oborin më të mirë të shtëpisë, ndërtesës dhe institucionit/objekteve afariste dhe për përmbajtje dhe vizatim më të mirë për temën e ekologjisë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kokursi do të jetë i hapur deri më 16 maj, të këtij viti. Për dy kategoritë e para, shpërblimi është 45 mijë denarë, për kategorinë e tretë të oborit më të mirë parashihen tre shpërblime prej nga 40 mijë denarësh.

Për kategorinë e katërt dhe të pestë parashihen dy shpërblime me nga 10 mijë denarë. Shqyrtimin e konkurentëve do ta bëjë një komision i posaçëm i bashkisë së Shkupit./Telegrafi/