LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë intensifikuar bashkëpunimet e tyre në të gjitha nivelet. Mimoza Kusari Lila, kryetare e grupit Parlamentar të LVV tha se komisionet parlamentare të dy vendeve po punojnë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit për projekte të përbashkëta

Shqipëria dhe Kosova janë duke bashkëpunuar ngushtësisht dhe janë në fazën e studimit të fizibilitetit për dy projekteve madhore, si hekurudha Durrës Prishtinë por edhe rruga Shkodër- Gjakovë.

Për  Mimoza Kusari-Lilën, kryetare e grupit parlamentar të LVV këto projekte i vendosin dy vendet në qendër të lëvizjes së gjithë Evropës.


Tashmë projekte të kësaj natyre nuk kanë nevojë të ndahen në dy projekte por mund të bëhen dhe një projekt. Gjithashtu dhe ne si grup parlamentar në nivelin e bashkëpunimin me komisionet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe është intensifikuar së fundmi”, u shpreh Mimoza Kusari-Lila.

Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës projektin e hekurudhës Durrës Prishtinë por edhe rrugën Shkodër Gjakovë si prioritet të rëndësishme që vendosin Kosovën dhe Shqipërinë në një plan tjetër në rajon e më gjerë.

Më tej kryetare e grupit Parlamentar te LVV, Mimoza Kusari Lila theksoi se, “nuk mund të mendoj për asgjë më të veçantë sesa lidhjen e këtyre dy bashkive emblematike në të dy anët e kufirit por dhe hekurudhën përmes Prishtinës dhe Durrësit që së bashku dhe Malin e Zi e vë në qendër të lëvizjes jo vetëm për Ballkanin por për gjithë Evropën. Ndaj ky është fokusi ynë në vazhdim duke u angazhuar për të realizuar këtë projekt dhe të nis sa më parë ndërtimi i hekurudhës”.

Projektet janë në fazën e studimit të fizibilitetit ndërsa kanë marrë dritën jeshile nga dy vendet për të patur ecuri e ritme më të shpejta për fazat e tjera./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori