LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i mundshëm mes BDI-së dhe LSDM-së pritet të vendoset pas takimit me Hahn

Bashkëpunimi i mundshëm mes BDI-së dhe LSDM-së pritet të vendoset pas takimit me Hahn

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta sot në një konferencë për shtyp bëri të ditur se edhe sot kanë vijuar konsultimet brendapartiake në partinë e tij dhe LSDM-në. Ndërsa edhe një herë bëri të ditur se për shqiptarët më e rëndësishme është është përmbajtja e marrëveshjes se sa forma e saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të angazhuar që të vihet në funksion Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe sa më shpejtë të formohet qeveria. Ne jemi në zhvillim të bisedimeve dhe besoj se shumë shpejtë do jeni të informuar për gjithçka. Zoti Hahn ka punë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, ne e kemi për detyrë si grup pune të informojmë kryesin e BDI-së dhe kryetarin për të gjitha bisedat që i kemi zhvilluar me grupin e punës të socialdemokratëve”, deklaroi Nevzat Bejta.

Ndrësa nga LSDM-ja nuk japin detaje për negociata dhe thonë se janë në pritje të komisionarit evropian për zgjerim Johanes Hahn.


Maja Kocijançiq kur paralajmëroi ardhjen e Johannes Hahn në Shkup, deklaroi se do të ketë takime me liderët e gjitha partive që kanë siguruar mandate në Kuvendin e ri, takim që pritet të jap rezultate me formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori