Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan. Banorët i bënë të ditur zotit Basha se 80% e bagëtive të fshatit të tyre janë prekur nga sëmundja. Megjithë shqetësimin e shprehur në instrancat më të larta, për dy muaj askush nuk u erdhi në ndihmë, derisa sëmundja u përhap me shpejtësi.
Para disa ditësh, thanë banorët, ka mbërritur një numër i kufizuar vaksinash përkundrejt pagesës prej 30 mijë lekësh.
Banorët: 80 % e bagëtive të këtij fshati janë të prekura nga sëmundja.
Banorët: 1800 vaksinat e para që erdhën u dhanë me lekë. Në zonën e Kastriotit edhe këtu tek ne.
Basha: Sa lekë u merrnin për një vaksinë?
Banorët: Nga 25 deri në 30 mijë.
Banorët: Lopa është shumë e shtrenjtë për ne, nëna e familjes. Me atë lopë rrojmë.
Banorët shprehn shqetësimin për mungesën e investimeve. Asnjë metër rrugë nuk është shtruar në 3 vjet dhe pse është fshati më i madh dhe fare pranë qytetit. Furnizimi me uje është reduktuar në vetëm një orë gjithë ditën. Zoti Basha theksoi se qeveria nuk nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit që ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.
“Kemi shpresë se do e ndryshosh këtë fshat. Është fshati më i madh i Dibrës. Fshati me më shumë tradita në Dibër. Dhe sot shihe si është katandisur”, u shpreh një banor.
“12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por me këto pare jo vetëm që mund tu vinte në ndihmë ju, mund të zëvëndësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi, mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai, dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vetë. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët”, tha Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës