Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Pukë.
Sipas kreut të PD-së, Puka është një ndër zonat që ka vuajtur më së shumti keqqeverisjen e Edi Ramës, mos mbajtjen e premtimeve, papunësinë në rritje dhe për pasojë emigrimin.
Edi Rama në tre vite, theksoi Basha është faktuar si njeriu që e do pushtetin për vete dhe një grup miqsh të tij, duke u lënë si alternativë qytetarëve drogën dhe emigrimin.
“Për fatin e keq të Shqipërisë është provuar se Edi Rama, ky koalicion qeveritar prej ditës së parë e deri tani që po i vjen mbyllja e mandatit ka menduar vetëm për veten e vet, vetëm për xhepat e vet, vetëm për pasurimin e vet, vetëm për pushtetin e vet. Sepse një qeveri që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune dhe çoi 100 mijë shqiptarë refugjatë; Një kryeministër që premtoi shëndetësi falas dhe e futi në gjendjen më mesjetare, më të zezë, më të vobektë, më të korruptuar që ka parë shëndetësia në këto 26 vite; Një Kryeministër që premtoi rend dhe siguri dhe që shumëfishoi krimin, drogën, vrasjet, nuk është në gjendje të tregojë një punë konkrete që i vlen qytetarëve, por që i tregohen me gisht me dhjetëra afera korruptive është varrmihëse e shpresës”, deklaroi Basha.
Disa qytetarë denoncuan edhe qindra hektarë tokë të mbjellur me kanabis që thonë se janë nën mbrojtjen e policisë dhe pushtetarëve vendorë. Sipas kreut të PD-së, në 17% të territorit është pesëfishuar kultivimi i kanabisit në një vit. Nga 44.7 hektarë vitin e kaluar në 213.7 hektarë këtë vit, theksoi Basha duke shtuar se kjo është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës.
“Edi Rama llomotit për orë të tëra por nuk thotë asgjë për krimin që mori pesë jetë njerëzish në dy ditë ndërkohë që ai rrihte gjoksin. Ministrit të tij i ishte trashur gjuha se iu kapën 21 tonë drogë. 21 tonë drogë janë akuza me fakte, për kriminalizimin që Edi Rama i ka bërë shtetit shqiptar. Është prova se demokratët, Partia Demokratike po thonin dhe thonë të vërtetën, që sipërfaqja e kultivimit është shumëfishuar dhe shtrihet anembanë Shqipërisë, si përgjigja e zezë, si alternativa e vetme që Edi Rama u lë fukarenjve që punojnë si skllevër sepse përfitimet i marrin një grusht njerëzish”, u shpreh Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës