Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie deklaroi se qeveria ka dështuar, por “edhe ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”.
“Ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme; nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave. Unë i pranoj gabimet e mia, nuk dua të zbeh përgjegjësinë time. Por, kam pasur qëllime të mira për t’i shërbyer njerëzve. Duke mësuar nga gabimet, do e kthejmë Partinë Demokratike në parti fituese”, deklaroi Basha.
“Të gjithë e dinë se punët po shkojnë keq, shoqëria është e pashpresë dhe ekonomia është katastrofë. Shqipëria nuk do t’i harrojë lehtë këto vite. Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata për ta parë atë si gjithë Europa. Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe ka shkretuar Shqipërinë, duke detyruar shqiptarët që të marrin rrugët e mërgimit. Qeveria ka braktisur njerëzit dhe ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale që vetëm qytetarëve nuk u shërben. Por, sot të shikojmë njëri-tjetrin në sy e të themi KURRË MË! Jemi gati për të nisur një tjetër rrugëtim të madh për PD-në dhe Shqipërinë europiane me besim te vetja dhe vlerat që ndajmë me njëri-tjetrin”, shtoi Basha.
Lulzim Basha u bëri thirrje kundërshtarëve të tij në parti që të bashkohen për të kontribuar, duke theksuar se ky bashkim nuk do të bëhet për pazare.
“Gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale. Kam zgjedhur të jem më i duruar dhe i matur që të mos i përgjigjem sulmeve. Dua sot t’i shtrijë dorën atyre që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të bashkohen me ne për t’i kthyer këtij vendi shpresën. Dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare, as për poza, por për të ndërtuar ura bashkëpunimi”, tha Basha.
Më tej, Basha theksoi se “Sot në Shqipëri plaçkitet me ligj; sot në Shqipëri trafikohet me ligj; sot në Shqipëri shkatërrohet me ligj. Këtë realitet Edi Rama nuk arrin ta fshehë më me bojën e skaduar të propogandës. Transparancy International e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara të botës, duke e ulur renditjen e saj në vendin e 91, baraz me Suazilandin. Banka Botërore deklaron se rreth 1 milion shqiptarë mbijetojnë me rreth 5 dollarë në ditë dhe se vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, është rritur nga 22.6% në 29.1%. Kjo do të thotë se taksat e Edi Ramës vetëm rrisin varfërinë dhe pabarazinë dhe pasurojnë vetëm një grusht njerëzish”.
Basha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “triumfin spektakolar të së keqes në Shqipëri”.
“Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisjeje është ai që i përzgjodhi me dorë kriminelët dhe i solli në Parlament, në zyrat e shtetit, në krye të bashkive, në Policinë e Shtetit… Është ai që ka nën kontroll mediat në vend, që ka futur nën hyqmin e vet prokurorinë, që përfiton miliona nga korrupsioni dhe trafiku i drogës, që darkon dhe drekon me kriminelët, që nuk dëgjon më asnjeri, që e kam mendjen vetëm tek vetja. Është Edi Rama. Edi Rama është triumfi spektakolar i të keqes në Shqipëri”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike. /Top Channel/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
VLEN: Mbështesim fuqishëm qytetarët tanë në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?