Vetëm 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi sonte se këto zgjedhje janë nul dhe si të tilla nuk do të njihen.
Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë ta refuzojnë masivisht regjimin kriminal të Edi Ramës, duke mos dalë në votime.
“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës është braktisja e tij, oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtoreve dhe veglave të tij. Braktisni oligarkët e tij, mediat e tij, shërbëtorët e tij publikë, ngrini zërin kundër tyre, protestoni kundër tyre, pengojini ata. Mos besoni propagandën e Edi Ramës, mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij, mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij. Refuzojeni Edi Ramën, refuzoni biznesmenët e tij grabitqarë, refuzoni kriminelët që mban pranë. Braktisni Edi Ramën politikisht.Ju ftoj të mos dilni në votime dhe të mos bëheni pjesë e kësaj farse që i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul, ato nuk do të njihen, ato nuk do të jenë. Ju ftoj ti dënoni me braktisjen tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë gjithçka që është e mundur kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale. Ju ftoj dhe ju të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se gjithçka do të bëhet mirë.Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë, Shqipëria ka mundësinë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë. Ne jemi shumica dhe jemi më të fortë se e keqja”, tha Basha.
Teksa kujtoi edhe njëherë dy kushtet e panegociueshme të opozitës, Basha tha se kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar.
“Çdo përpjekje për të luftuar krimin duhet të fillojë me ndalimin e rolit të krimit në politike, me ndalimin e krimit në zgjedhje. Kemi vendosur dy kushte të pandryshueshme dhe të panegociueshme. E para nxjerrjen para drejtësisë të gjithë atyre që përgjimet e “Bild” zbuluan se vodhën zgjedhjet, të gjithë pa përjashtim, kriminelë, zyrtarë dhe politikanë. E dyta, largimin e Edi Ramës. Pushteti i Edi Ramës është mbrojtësi dhe garantuesi i krimit. Asnjë përpjekje kundër krimit dhe kundër vjedhjes së votës nuk do të ketë sukses me Edi Ramën kryeministër. Këto dy kushte janë kushtet për të cilat ne jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë derisa t’ia arrijmë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik dhe asnjë përpjekje pa u plotësuar këto dy kushte. Nga kriza ku jemi dilet përmes drejtësisë, ndëshkimit të krimit. Pandëshkueshmëria e ka shkatërruar Shqipërinë. Kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar”, deklaroi Basha./Ora Nesws/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës