LAJMI I FUNDIT:

Basha: Pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin nuk ka dalje nga kriza

Basha: Pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin nuk ka dalje nga kriza

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion”.

Basha thekson se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

Ai ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.


“Kriza politike ka tre dimensione, ka kapjen e të gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokracia, të gjithë pushtet janë në dorë të një njeriu, mediat janë të kapura nga i njëjti pushtet, ekonomia është monopolizuar dhe është në duart e të njëjtit pushteti dhe publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze BILD, vërtetuan se kemi jo thjeshtë kapje të këtij shtetit, por shkrirjen e krimit me qeverinë. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë me një marrëveshje të rëndomtë politike, me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të krizës, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që sëbashku kanë asgjësuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhurar themelet e kësaj krize”, tha Basha. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori