Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se situata është ende kritike dhe për këtë arsye u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social.
Basha në një interviste për Euronews Albania, tha se nga ana tjetër mungojnë të dhënat e sakta lidhur me përhapjen e COVID-19.
“Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë”, deklaroi kreu i PD.
Përveç numrit të ulët, Basha tha se një numër i madh personash në listën e atyre që kanë kryer testin janë persona me pushtet. “Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë dhe pjesë e administratës”, deklaroi lideri i opozitës.
Basha theksoi se shifrat që bëhen publike nga institucionet qeveritare nuk tregojnë përmasat reale të infeksioneve nga COVID-19. Ai për këtë iu referua dhe eksperiencave të rrethit të të njohurve.
“Ne jemi në një dhomë të errët ku nuk e dimë realisht përmasën e infeksionit. Unë vetë di raste të të njohurve të mi, ku ka pasur fatkeqësisht dhe ndarje nga jeta për shkak të COVID edhe infeksione për shkak të COVID të cilat nuk rezultojnë të raportuara. Qartësisht ajo që kemi zyrtarisht përpara nuk është përmasa e vërtetë”, deklaroi kreu i PD.
Pyetjes nëse PD po ushtron presion që qeveria të bëjë më shumë teste, Basha tha se u është kërkuar ndihmë partnerëve. “Jo vetëm kaq, por ia kam kërkuar këtë ndihmë edhe partnerëve tanë, edhe BE-së. Dje e falënderova publikisht dhe doja ta përsërisja falënderimin për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila me fondin prej 700 mijë dollarësh që I është vënë në dispozicion USAID-it nga fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë si pjesë e paketës së rajonit, do t’u dedikojë për blerjen e 30 mijë testeve. Dhe uroj dhe shpresoj që këto 30 mijë kite testimi të mbërrijnë sa më shpejt në Shqipëri, sepse janë të domosdoshme”, deklaroi kreu i PD.
Lideri i opozitës e konsideron emergjente nevojën për një paketë të dytë ndihme. Ai i konsideroi të vonuara hapat e qeverisë, duke sjellë si shembull se Kosova dhe Maqedonia kanë miratuar paketat e dyta.
“Paketa sociale është me shumë vonesë dhe për këtë është i vetëdijshëm dhe vetë kryeministri sepse me 17 mars premtoi se në fund të marsit asnjë familje e dëmtuar nga kriza nuk do të mbetej pa të ardhura. Sot është data 8 prill dhe sipas informacioneve zyrtare 9500 persona kanë marrë pagesën”, deklaroi Basha.
Duke e konsideron gjendjen e biznesit si kritike, kryetari i PD-së tha se qeveria po mjaftohet vetëm me fjalë dhe nuk po merr masa konkrete. Madje, Basha tha se kishte informacione se këshilltarët e Kryeministrit pavarësisht se i kanë sugjeruar masa të ngjashme me ato të paraqitura nga opozita, Edi Rama refuzon t’i ndërmarrë.
“Tjetër gjë thuhet dhe tjetër gjë bëhet. Flitet shumë dhe bëhet pak. Po hyjmë në javën e pestë dhe tani kjo fillon e kushton jetë, shohim se biznesi është në gjendje kritike. Kur flasim për biznesin flasim për punëmarrësit. Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë, por biznesi i madh punëson qindra dhe mijëra familjarë. Nuk mund të tejkalohet hendeku që kanë sjellë masat, ka nevojë për veprim të shpejtë. Kemi informacion se këshilltarët e qeverisë kanë bërë të njëjtat propozime për të vepruar me masa lehtësuese identike siç kemi propozuar dhe ne”, u shpreh lideri i opozitës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës