LAJMI I FUNDIT:

Basha: Drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 30 qershor s’ka zgjedhje

Basha: Drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 30 qershor s’ka zgjedhje

Katër ditë nga protesta kombëtare e 11 majit, për të cilën demokratët thonë se do të jetë vendimtare, kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë”, tha Basha.

Ai tha se më e rëndësishme se data janë kushtet.


“Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë standard zgjedhore afrikane për shqiptarët. Kushti I kushteve për zgjedhje të lira është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Nga vendosmëria juaj, nga kuraja juaj varet sesi do të përfundojë kjo betejë. Duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vjetët e ardhshme të Shqipërisë”, tha Basha.

Protestës së 11 majit, i parapriu një tjetër aksion i opozitës, ajo e rrethimit të bashkive. Ajo e Rrëshenit ishte e para ku opozitarët protestuan mesditën e kësaj të mërkure./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori