LAJMI I FUNDIT:

Barsak: Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së

Barsak: Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së

Ambasadorja franceze në Shqipëri Elizabeta Barsak, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Barsak ka pranuar se dëshira për ndarjen e të dy vendeve, vjen nga frustrimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në lidhje me këtë çështje, besoj se duhet ta tejkalojmë idenë se këto dy popuj mund të ndahen. E di se shumica thonë se këto dy vende janë trajtuar si një dhe për shkak se punët nuk shkojnë mirë në mes RMV-së dhe Bullgarisë, atëherë duhet të ndahen. Kjo duhet të tejkalohet dhe duhet të japim gjithçka nga vetja në mënyrë që të dy vendet bashkë të mbajnë konferencat ndërqeveritare me BE-në”, tha Barsak.


Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit në vitin 2021, tha se do të kërkojë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia, nëse Bullgaria nuk tërhiqet nga veto e saj.

Megjithatë, politikanët dhe dimplomatët evropiane vazhdimisht janë shprehur kundër këtij propozimi.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut formalisht i kanë përmbushur të gjitha kërkesat, vitin e kaluar në Këshillin për Punë të Përgjithshme në BE nuk arritën marrëveshje për të marrë datë për nisjen e negociatave me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori