LAJMI I FUNDIT:

Banorët e një qyteti të Ukrainës mirëpresin ushtarët me shalqinj

Banorët e një qyteti të Ukrainës mirëpresin ushtarët me shalqinj

Mediumi Nexta ka publikuar një video në Twitter ku thuhet se banorët e qytetit të çliruar Oleksandrivka kanë mirëpritur ushtarët ukrainas me shalqinj.

Qyteti Oleksandrivka gjendet në rajonin e Khersonit, transmeton Telegrafi.

“Banorët e Oleksandrivka-s së çliruar në rajonin Kherson përshëndesin ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës me shalqinj”, thuhet në shkrimin e videos së shpërndarë.


Në video, mund të shihet një makinë në lëvizje që i afrohet një grupi njerëzish. Një burrë i afrohet makinës dhe ia dhuron ushtarit një shalqi, ngjashëm veproi edhe një djalë i ri.

Ndryshe, Ukraina duket se ka rifituar kontrollin e dy qyteteve kryesore të Kupiansk dhe Izium pas një kundërofensive të madhe në rajonin e Kharkiv ditëve të fundit.

Fotografitë e publikuara nga forcat ukrainase të sigurisë treguan trupa në Kupiansk, një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ruse në Ukrainën lindore. /Telegrafi/