Banorët e disa lagjeve të komunës së Çairit të cilët kanë probleme me kanalizime shprehen të shqetësuar pas paralajmërimeve të meteorologëve që ditëve në vijim mund të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, pasi i frikësohen vërshimeve.
Ata shpesh herë kur bie shi i rëmbyeshëm ballafaqohen me probleme të shumta pasi që kanalizimi kthen ujin dhe vërshonë rrugët kun ë të shumtën e rasteve uji hyn edhe nëpër shtëpi.
“Është problem i madh se një shi të bie pak më inesitet më të lartë, neve rrugët na shndërrohen në lumenj. Askush nuk ndërmerr masa, madje edhe kur ka ndodh që ndonjë shtëpi të vërshohet, askush nuk iu ka ndihmuar”, thotë Driton S., qytetar.
Banorët e lagjes Serovë të Çairit kërkojnë që nga komuna sa më shpejtë të zgjidhet ky problem me ndërtimin apo rregullimin e kanalizimit, i cili kthen ujin.
“Është e tmerrshme, në Serovë serish buron lumi që ishte dikur, rrugët mbushen me ujë dhe ne banorët duhet të kërkojmë mënyrë duke vendos dërrasa te dera që mos të na hyjë uji brenda. Tani thonë se priten shira me intensitet të lartë, si do ja bëjmë nuk e di, gjithmonë jemi me frikë se do na futet uji brenda dhe do të shkakton dëme të cilat nuk kemi mundësi që ti riparojmë”, tha Hasan T. banor.
Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse kohë më parë thanë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.
“Në Dizhon është bërë rrjeti atmosferik, dhe pritet që edhe në rrugët tjera të bëhet”, tha udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani.
Ndërkaq Qyteti i Shkupit demantoi deklaratën e Hanit duke thënë që lagjet dhe vendbanime në rrugët servisuese i ashtuquajturi rrjeti sekondar është obligim i komunave.
“Komunat për këtë qëllim sigurojnë mjete nga kompensimi komunal për rregullimin e tokës ndërtimore, të njohura si komunali për ndërtim. Qyteti i Shkupit me Ligj është kompetent për ndërtimin e rrjetit primar atmosferik, të ujësjellësit dhe kanalizimit në bulevardet e qytetit. Nëse komuna ndërton rrjet sekondar, ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pas pranimit teknik, nëse i përmbush standardet e lidh në rrjetin primar dhe e merr obligimin për mirëmbajtje me mjete të ndërmarrjes”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit, njofton Portalb.
Ndryshe nga komuna e Çairit, komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.
Vitin e kaluar shiu disa herë bllokoi tërësisht rrugën kryesore Xhon Kenedi e cila u mbush përplot me ujë dhe makinat e kishin të vështirë që të qarkullonin e lëre më këmbësorët. Edhe në lagjet Seravë, Dizhon dhe Gazib Babë nuk ishte gjendja më e mirë, gjegjësisht në të gjitha lagjet e komunës së Çairit ka probleme me kanalizimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës