Banka Qendrore e Kosovës (BQK) paralajmëron se me ngadalësimin e shkallës së inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, do të fillojnë të bien edhe normat e interesit në kredi.
“Me rënien e inflacionit, bankat pritet të fillojnë gradualisht t’i lehtësojnë politikat monetare – gjë që do të ndikojë në uljen e normave reale të interesit”, thuhet në një deklaratë me shkrim të BQK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.
BQK-ja, megjithatë, nuk jep detaje se në çfarë përqindjeje mund të bien normat e interesit në kredi, të cilat kanë kaluar tashmë 6-përqindëshin. Ky institucion nuk specifikon as kur mund të bjerë inflacioni, ndonëse më herët është përmendur gjysma e dytë e vitit 2023.
Normat e interesit në kredi kanë nisur të rriten gjetiu në botë në muajt e fundit të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur si rezultat i shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore, për shkak të shkallës së lartë të inflacionit.
Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.
Normat mesatare të interesit në kredi, sipas BQK-së, janë rritur nga 5.8% sa kanë qenë në shkurt të vitit të kaluar, në 6.5% në periudhën e njëjtë të këtij viti.
Përkundër kësaj, të dhënat e këtij iinstitucioni konfirmojnë se në sektorin bankar ka rritje të kredive familjare.
Në Kosovë veprojnë aktualisht 12 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në mbi 4 miliardë euro.
Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk mund të ndërhyjë te to.
Inflacioni vështirëson pagesën e këstit mujor
Bardhyl Krasniqi, qytetar nga Prishtina, tregon se në janar të vitit të kaluar ka marrë kredi në vlerë prej 40 mijë eurosh për blerjen e një banese.
Për tetë vjet rresht, ai duhet t’i paguajë bankës kreditore një këst mujor prej më shumë se 500 eurosh, me normë interesi rreth 5%.
“Norma e interesit është e lartë, por këto norma janë në të gjitha bankat në Kosovë. Për të blerë banesë apo diçka tjetër në vlera më të mëdha, nuk arrin pa kredi. Jemi të detyruar ta marrim edhe me këto norma të interesit”, thotë Bardhyli, i cili punon në një kompani të sektorit privat.
Paga mesatare ne Kosovë është më pak se 500 euro, minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro, ndërsa pensionet janë nga 100 deri në 265 euro.
Bardhyli thotë se ka “pagë të mirë”, gjë që i ka mundësuar të marrë edhe kredi. Por, shton ai, rritja e vazhdueshme e inflacionit ia ka vështirësuar pagesën e këstit mujor.
“Unë kam pagë mbi mesataren e pagave në Kosovë, bashkëshortja dhe djali po ashtu punojnë. Pagesa e këstit është e menaxhueshme, por jo edhe shumë e lehtë për ta përballuar, pas ngritjes së çmimeve të konsumit. Çmimet janë të larta – më të larta sesa inflacioni që po jepet zyrtarisht”, thotë Bardhyli.
Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në muajin janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.
Ngjashëm presin edhe ekspertët e çështjeve financiare, të cilët thonë se me rënien e inflacionit, do të bien edhe normat e interesit në kredi.
“Interesat e larta e ngadalësojnë marrjen e kredive. Me ngadalësimin e kredisë ngadalësohet edhe zhvillimi ekonomik”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Oden Ekonomike Amerikane.
Përveç bankave komerciale, në Kosovë funksionojnë edhe 30 institucione mikrofinanciare, të cilat po ashtu ofrojnë kredi për qytetarët. Ndonëse me më pak kritere, normat e tyre të interesit janë më të larta – afro 20%.
Të dhënat e institucioneve financiare në rajon, të cilat ka arritur t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë, tregojnë se normat mesatare të interesit në kredi variojnë – diku më të larta, diku më të ulëta.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili monitoron sistemin monetar ndërkombëtar dhe zhvillimet ekonomike globale, ka paralajmëruar po ashtu rënie të normave të interesit në ekonomitë e mëdha. Në një raport të publikuar më 11 prill thuhet se këto norma pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, përkatësisht para vitit 2020. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim