LAJMI I FUNDIT:

Banka kontrollon edhe brekët e të punësuarve

Banka kontrollon edhe brekët e të punësuarve

Një bankë zvicerane e cila ka përjetuar humbje të mëdha pas krizës financiare dhe ka marrë ndihmë prej 67 miliardë dollarëve, po përpiqet ta kthejë nderin dhe imazhin në një mënyrë pak të çuditshme – duke ua imponuar punëtoreve të veta se çfarë brekë të veshin

Në një dokument intern të bankës i cili ka 50 faqe thuhet se meshkujt nuk guxojnë të mbathin qorape që biejnë në sy, femrat guxojnë të veshin vetëm qorape të tejdukshme dhe brekë pa lëkurë, nuk guxojnë të të kenë erë intensive, qoftë prej parfumeve, flokëve ose të mbajnë erë cigareje.

Po ashtu meshkujt duhet të vendosin kravata “që ju përshtaten me formën e fytyrës së tyre” ndërsa për të dy gjinitë vlenë rregulli se nuk guxojnë të veshin fustane ose pantallona të ngushta që qesin në pah format e trupit ku mund të vizatohen të brendshmet.

Femrave u këshillohet të mos mbathin këpucë pa taka “sepse nuk ka asgjë më fyese se një buzëqeshje e mekët” ndërsa nuk preferohen as tatuazhet, bizhuteritë kiq si dhe as grimi i tepruar.


Lista e rregullave për femrat është më e gjatë, por ne do të përmendim se “shenjat e ngjyrës natyrale të rrënjëve të flokut tek flokët e ngjyrosura dhe thonjtë artificial e të ngjyrosur nuk lënë përshtypjen e profesionalizmit”. /Telegrafi/