Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore (BB(, ka miratuar sot një kredi prej rreth 9.8 milionë eurosh, për Projektin e përmirësimit të sistemit të arsimit në Kosovë (ESIP), i cili ka për qëllim forcimin e një sërë sistemesh të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të arsimit në Republikën e Kosovës.
Projekti bazohet në të arriturat e projekteve të cilat i ka mbështetur më parë Banka Botërore dhe fokusohet në përmirësime në nivelin sistemor, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë, hartim të politikave më efektive dhe që bazohen në dëshmi, si dhe ndarje më efikase të mjeteve në sektorin e arsimit në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës po i jep prioritet forcimit të sistemit të arsimit, andaj Banka Botërore me kënaqësi do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet e saj në këtë drejtim”, u shpreh Jan-Peter Olters, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore.
“Investimet në arsim janë çelësi i zvogëlimit të varfërisë ndërmjet gjeneratave , dhe i promovimit të prosperitetit si të individit ashtu edhe të vetë vendit”.
Projekti do ta mbështes agjendën dhe strategjinë e qeverisë për reformat në sektorin e arsimit. Në mënyrë të veçantë, projekti ka për synim t’i forcojë kapacitetet planifikuese, të menaxhimit të financave dhe të vlerësimit në nivele të ndryshme të sektorit të arsimit, si në atë shtetëror, komunal, shkollor dhe universitar, si dhe t’i përmirësojë dhe modernizojë sistemet dhe praktikat e menaxhimit dhe analizimit të të dhënave në sektorin e arsimit. Po ashtu, ka për synim ta mbështesë dhe ta institucionalizojë sistemin e karrierës së mësimdhënësve, duke i shfrytëzuar praktikat më të mira ndërkombëtare në vlerësimin e nxënësve dhe studentëve, si dhe t’i përmirësojë kapacitetet dhe reagimin e institucioneve të arsimit terciar ndaj nevojave të tregut të punës.
Meqë projekti përqendrohet në nivel sistemor, atëherë nga ky projekt do të përfitojë secili, në të gjitha nivelet e, në sistemin e arsimit. Në veçanti, nën-komponenti i granteve për zhvillimin e shkollave do t’i mbështet shkollat në zonat më të varfra rurale, ku do të përfitojnë rreth 45,000 nxënës (rreth 20 për qind të të gjitha shkollave fillore). Përfituesit e tërthortë të këtij nën-komponenti do të jenë edhe mësimdhënësit, administruesit, si dhe personeli tjetër i punësuar në ato shkolla. Një nën-komponent tjetër do të ofrojë mbështetje në zbatimin e licencimit dhe të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, i cili do të ketë ndikim te rreth 25,000 mësimdhënës të arsimit para-universitar.
Projekti do të zbatohet në një periudhë katër vjeçare, prej vitit 2015 deri më 2019, nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Projekti do të financohet në tërësi përmes një kredie nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Grupit të Bankës Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand