LAJMI I FUNDIT:

“Banditi Obama” në postera

“Banditi Obama” në postera

Posterët në të cilat presidenti amerikan Barack Obama paraqitet si vetëvrasës kamikaz me bombë, homoseksual dhe bandit meksikan kanë vërshuar qytetet në perëndim të SHBA-së.

Posterët plotë lara me sloganin ironik: “Vote DemocRAT” kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe mediave në mbarë vendin. “Kjo është më shumë se e pashije dhe dëshmon mos respekt ndaj dikujt që është në krye të shtetit”, tha Martelle Daniels, udhëheqëse e demokratëve në qarkun Mesa të Colorados.

Këtë hap ajo e konsideroi si “racist dhe homofobik”. Së bashku me Obamën e paraqitur si gangster me cigare, janë edhe minjtë të cilët janë etiketuar me emrin e disa institucioneve amerikane. Posteri provokativ është vepër e artistit Paul Snover, i cili nuk dëshiroi të tregoj se kush ka paguar për këtë vepër arti, njofton AFP. /Telegrafi/