LAJMI I FUNDIT:

Banditi godet dhe rrëzon për tokë gruan, pa paralajmërim – pamjet e një sulmi të paprovokuar në rrugët e Suedisë

Banditi godet dhe rrëzon për tokë gruan, pa paralajmërim – pamjet e një sulmi të paprovokuar në rrugët e Suedisë

Ky është momenti tronditës kur një burrë godet një grua, duke e hedhur në tokë, në një sulm që thuhet se ishte i paprovokuar – ndërsa një dëshmitar shpërthen në të qeshura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti, i cili është shpërndarë gjerësisht në internet, ka ndodhur në Malmo, Suedi.

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë gruan duke ecur përgjatë rrugës drejt burrit që lëviz mënjanë dhe më pas e godet me grusht pa paralajmërim.


Përdoruesit e mediave sociale dënuan sulmin me një person duke pretenduar ‘që është absolutisht e neveritshme’.

Një person i dytë pretendoi se sulmuesi duhet të merrte ‘jetë në burg pa lirim me kusht’.

Siç edhe mund të shihet në pamje, gruaja bie midis dy makinave të parkuara dhe trotuarit.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në rrethin Rosengard të Malmo, sipas mediave lokale.

Ata thanë se sulmuesi besohet të jetë një burrë në të 20-at e tij, megjithëse nuk është identifikuar.

Sipas mediave, policia suedeze po përpiqet të identifikojë sulmuesin i cili mund të ketë qenë përgjegjës për disa sulme të tjera të ngjashme në zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori