LAJMI I FUNDIT:

Balonat dërgojnë priftin në qiell

Balonat dërgojnë priftin në qiell

Atë Adelir Antonio de Carli, prift katolik brazilian, ka tentuar të thyej rekordin i pajisur më 1.000 balona të mbushura me helium, parashutën, veshjen termike, telefonin satelitor dhe pajisjen GPS.

Megjithatë, gjatë fluturimit e së dielës në transmetimin e drejtpërdrejtë për kanalin televiziv “Globo” era e ka fryrë disa kilometra larg bregdetit brazilian dhe e ka shtyrë të humb lartësinë. Pas kësaj atij i ka humbur sinjali, derisa helikopterët dhe aeroplanët ushtarakë, si dhe anijet e patrullës bregdetare kanë nisur të kërkojnë priftin aventurier përgjatë bregdetit të shtetit Santa Catarina në jug të vendit.

Para kësaj thyerje të pasuksesshme të rekordit prej 19 orësh të fluturimit të pandërprerë në linjën Paranagua-Durados, prifti Carli në janar me ndihmën e 1.000 balonave ka kaluar rrugën prej 100 kilometrash të gjatë nga qyteti brazilian Parana deri tek ai argjentinas San Antonio.