LAJMI I FUNDIT:

Ballkani Perëndimor përjashtohet nga ndalesat e BE-së për eksport të maskave

Ballkani Perëndimor përjashtohet nga ndalesat e BE-së për eksport të maskave

Komisioni Evropian ka njoftuar se është sjellë vendim që kufizimet në eksportin e maskave mbrojtëse të mos vlejnë tashmë për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 26 prilli.

Siç informon AIM, rregullorja për autorizime speciale për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse në luftën kundër coronavirusit e miratuar në mars i përjashtoi në parim vetëm vendet jashtë BE-së që janë anëtare të zonës së tregtisë së lirë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kërkesë të autoriteteve prej gjashtë vendeve nga rajoni, Komisioni Evropian e rishqyrtoi vendimin ndalesat të mos vlej për Ballkanin Perëndimor.


Rregullorja aktuale skadon më 25 prill, nga dita e ardhshme Ballkani Perëndimor do të mund të importojë maska mbrojtëse pa leje paraprake, që duhet t’i përshpejtojë procedurat, por dërgon edhe sinjal politik për rajonin.

Rregullorja e re gjithashtu përmban ndryshime për llojin e pajisjeve që kërkojnë autorizim të veçantë. Nga 26 prilli, për vendet jashtë BE-së, EFTA-s dhe Ballkanit Perëndimor, vetëm maska mbrojtëse do të jenë lëndë e lejeve të veçanta të eksportit, ka vendosur Komisioni Evropian. Vendimi do të rishikohet tridhjetë ditë pas hyrjes së saj në fuqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori