Gjatë muajit mars kur koreografi arbëresh, Antonio Pio Fini, kishte realizuar shfaqjen e baletit “Aty ku bie drita”, me Trupën e Baletit të Kosovës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i kishte thënë drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, se do t'i ftonte këta të fundit si mysafirë specialë në festivalin ndërkombëtar “Alto Jonio Dance Festival” të Italisë.
Fini e mbajti fjalën. Në mëngjesin e së enjtes, pas qëndrimit prej pesë netësh në Itali, stafi i balerinëve të Kosovës, që kishte shkuar të japë shfaqje për herë të parë në Itali, është kthyer në Prishtinë. Ky festival është mbajtur në tri qytete të vjetra italiane, në atë të Villapianos, Altomontes dhe në Crotone.
Shfaqja “Coppelia” e realizuar nga koreografi Ilir Kerni ishte e para e dhënë nga trupa e Baletit të Kosovës në qytetin e Villapianos në Kalabri. Ndërsa dy shfaqjet tjera “Aty ku bie drita” e Finit dhe “Dasma” e realizuar nga koreografi turk Mehmet Ballkan janë shfaqjet që balerinët kosovarë kanë performuar atje.
Trupa e Baletit të Kosovës nuk e pati problem të shkonte nga Prishtina në Kalabri, ngase në ndihmë u erdhi ambasada italiane në Kosovë, që përveç lëshimit pa problem të vizave për balerinët, kjo ambasadë u doli në ndihmë edhe me të holla. “Kam kënaqësi të falënderoj ambasadën italiane për mundësinë e dhënë dhe për kushtet e ofruara”, ka thënë drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj.
Pagesat që ka bërë drejtoria e Baletit të Kosovës kanë qenë ato të shpenzimeve të rrugës dhe të hotelit, që sipas Brahimajt, paga ditore për secilin balerinë ka qenë 40 euro duke përfshirë edhe të gjitha shpenzimet që i ka hequr kjo drejtori.
Mirëpo, Brahimaj ka thënë se mjetet që janë “prekur” për shpenzime të balerinëve, më shumë se gjysma e tyre do të kthehet përsëri në llogarinë bankare, ngase këto shpenzime i ka hequr edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli, si ndihmë vetjake dhe një pjesë e shpenzimeve ka ardhur nga një donacion nga Amerika. “Ato që na kanë tepruar sot (e premte) i kam kthyer përsëri në bankë e do t’i ruajmë për shfrytëzim të mëtutjeshëm në përgatitje të shfaqjeve tjera të cilat do të fillojnë së përgatituri në muajin shtator”, është shprehur drejtori Brahimaj.
Për suksesin e arritur nga balerinët kosovarë, Ahmet Brahimaj thotë se nuk e ka besuar që pritja e udhëheqësve të festivalit “Alto Jonio Dance Festival”, do të jetë në atë nivel. “Është e vështirë të shpjegohet se çfarë atmosfere është bërë në atë sallë, e në momentin kur ka filluar shfaqja “Aty ku bie drita”, kjo shfaqje nis me tingujt e muzikës “…Vajta kalova gjithë Kalabrinë…”, e në ato momente nis të këndojë edhe publiku, e kjo është e papërshkrueshme”, shprehet Brahimaj.
Një e veçantë e këtij udhëtimi është dhënia e çmimit të karrierës për drejtorin e Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, nga ky festival. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Për Migjenin...

Prizreni ruan monedhat ilire

Pantomima

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Babai im gjeni, një fëmijë yll: Çmimi i famës dhe traumat e fëmijërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës