Betejat më të ashpra në Ukrainë aktualisht po zhvillohen në Bakhmut. Beteja për këtë qytet në Donetsk ka nisur që nga mesi i verës dhe 90 për qind e banorëve të qytetit dhe rrethinave janë larguar. Megjithatë, rreth 8 mijë banorë mbetën në qytet nën zjarr të vazhdueshëm.
Dy persona nga Bakhmuti, të cilët lanë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar pushtimit rus, përshkruan për të përditshmen ukrainase Pravda se si popullsia i mbijeton granatimeve, transmeton Telegrafi.
Qendra e Bakhmutit u shkatërrua pothuajse plotësisht dhe u dogj deri në themel. Tetjana u largua nga Bakhmuti në mars, por shumë miq dhe të njohur i mbetën atje. Ata i tregojnë asaj për situatën në vendlindjen e saj.
“Shumica e shtëpive të miqve të mi janë goditur dhe është pothuajse e pamundur të jetosh atje. Njerëzit janë bërë të pastrehë”, thotë ajo.
“Shumë shtëpi të të afërmve të mi janë goditur. Së fundmi një predhë ka goditur shtëpinë e një miku tim. Fatmirësisht shoku ishte fshehur në bodrum, ka ndjerë një goditje shumë të fortë. Doli të ishte një raketë Grad, që për mrekulli nuk shpërtheu, por objekti u dëmtua rëndë: edhe tavani i bodrumit”, theksoi Tetjana.
“Përveç shtëpisë së tij, shoku im ka humbur edhe punën nga granatimet. Dhe një nga raketat goditi shtëpinë e nënës së tij dhe shkatërroi të gjithë kuzhinën. Raketa ra mbi godinën ku jeton motra ime. U shembën disa kate, shpërtheu një zjarr i madh, u thyen xhamat. Ata janë të gjithë në pjesë të ndryshme të qytetit. Me fjalë të tjera, forcat ruse po qëllojnë kudo”, shtoi ukrainasja.
Tetjana thotë gjithashtu se është shkatërruar edhe qendra tregtare në qendër të qytetit, e cila ndodhet pranë bashkisë. Stacioni hekurudhor gjithashtu u shkatërrua plotësisht, shkollat dhe spitalet u dëmtuan. Shumica e infrastrukturës dhe shtëpive u bombarduan.
“Bombat e armikut po bien rregullisht. Qytetarët edhe në pranverë gjatë granatimeve punonin në kopshtet e tyre dhe tani në të njëjtat rrethana shkojnë për të marrë ujë. Rusët sulmojnë qytetin me artileri të rëndë Gradov. Ata sulmojnë pa u ndalur. Pushimet mes sulmeve janë aq të shkurtra, sa njerëzit mezi kanë kohë të vrapojnë nga një bodrum në tjetrin për të shpërndarë ushqime. Shumë nga burrat me të cilët kam punuar, tani shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, duke mbrojtur vendin tonë”, thotë Tetjana.
E vetmja mbështetje tani në Bakhmut është Qendra e Pamposhtësisë. Këtu, banorët mund të ngrohen, të hanë, të karikojnë celularët dhe të telefonojnë familjen e tyre. Por përveç kësaj, kryesisht nuk ka komunikim në qytet.
Në Bakhmut nuk ka energji elektrike, gaz, ngrohje dhe ujë që nga prilli i vitit 2022. Njerëzit jetojnë në bodrume dhe rrallë dalin jashtë. Ushqimi gatuhet në soba të sjella nga vullnetarët. Njerëzit përdorin soba për t’u ngrohur.
Asnjë supermarket në qytet nuk funksionon prej kohësh, vetëm dhjetëra dyqane të vogla janë hapur në të gjithë Bakhmutin. Për hir të krahasimit, para luftës në qytet kishte pothuajse 600 dyqane. Nuk funksionojnë as barnatoret. Vetëm njëra arriti të “mbijetojë”, megjithatë asaj i mungojnë shumë ilaçe. Ushqimi, ilaçet dhe produktet higjienike janë në dispozicion në Bakhmut vetëm në formën e ndihmës humanitare.
“Njerëzit sjellin drithëra, ushqim të konservuar e ushqime të ndryshme. Megjithatë, ka një problem të madh me bukën. Situata ushqimore ishte e ndërlikuar që në mars, madje edhe atëherë banorët e Bakhmutit e mbështetën njëri-tjetrin me aq sa mundën. Ata që kishin ushqim vunë në thasë dhe i nxorën jashtë, i lanë pranë shtëpive dhe ata që kishin nevojë për ushqim i merrnin ata thasë”, tha ndër tjera ajo.
“Situata me ujin e pijshëm është e vështirë. Merret me kamionë, por fillimisht duhet zier uji. Përveç kësaj, qëndrimi në radhë gjatë granatimeve është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Vullnetarët nuk arritën t’i dërgonin ujë shokut tim në një nga lagjet e Bakhmutit. Për shkak të kësaj, njerëzit në njëfarë mënyre dolën nga strehimoret e tyre dhe shpejt vrapuan në një bodrum tjetër për të marrë ujë”, tha Tetjana.
Mbi 100 mijë njerëz jetonin në Bakhmut para vitit 2014. Rreth 70 mijë banorë jetonin në qytet para pushtimit në shkurt. Aktualisht janë vetëm 8 mijë prej tyre.
“Në fillim nëna ime vendosi të qëndrojë në Bakhmut, është 83 vjeçe dhe në gjendje të keqe shëndetësore. Ajo vërtet besonte se e gjithë kjo do të përfundonte shpejt, fqinjët e ndihmuan për disa muaj. I sollën bukë, kefir, ushqime të ndryshme. Jam shumë mirënjohëse për këtë! Megjithatë, situata po vështirësohej çdo ditë e më shumë, dhe në qershor ajo nuk mundi të duronte më. Vullnetarët e morën me vete”, tha Tetjana.
Lilia Dudnik, një tjetër banore e Bakhmutit, u largua nga qyteti me vajzën e saj në fillim të prillit, menjëherë pasi autoritetet paralajmëruan se situata në Donbas do të nxehej së shpejti. Ku ta kalonin natën ishte një problem i madh me të cilin u përballën kur po largoheshin nga qyteti.
Dhomat e hoteleve në çdo qytet ishin tashmë të rezervuara. Një nxitim i madh pati edhe në apartamentet private. Disa herë Lilia mbeti pa apartamentin që kishte prenotuar tashmë, sepse më herët arriti dikush tjetër. Ajo qëndroi në Cherkasy pasi udhëtoi në disa qytete. Së bashku me vajzën e saj nëntëvjeçare, ajo tani jeton me një shoqe.
“Sigurisht që është e vështirë për fëmijën. Në fillim, largimi ynë ishte si një aventurë, një udhëtim interesant për të. Dhe më pas, kur u bë e qartë se gjithçka ishte e vërtetë dhe se mund të mos ktheheshim më në shtëpi, u mërzit. E di se disa xhama u thyen në shtëpinë tonë. Nuk e di se çfarë do te ndodhë më pas. Kishte raste kur qanim çdo natë. Tani jetojmë në ‘gatishmëri’ duke pritur fitoren. Ne mundohemi të mos mendojmë për gjëra të këqija, më shumë për gjërat e mira”, tha Lilia.
Lilia punon si vullnetare dhe ndihmon aktivisht të mërguarit e tjerë. Në vitin 2014, kur rusët pushtuan rajonin e Donetskut, Lilia dhe kolegët e saj duhej të zhvendosnin Shoqatën për Rilindje dhe Zhvillim nga Horlivka në Bakhmut. Shoqata më pas u zhvendos në Cherkasy dhe qëndroi atje që nga shkurti.
“Ne punojmë me të gjitha grupmoshat, nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Organizojmë panaire, terapi psikologjike për fëmijët ku mund të pikturojnë, skalitin dhe thurin. Organizojmë udhëtime në muze dhe ekspozita të ndryshme për adoleshentë dhe të rritur”, shtoi Lilia.
“Kryem gjithashtu kërkime të rëndësishme mbi perspektivat për njerëzit e zhvendosur. Në bazë të këtij hulumtimi, ne u bëjmë rekomandime organeve të vetëqeverisjes lokale që të kuptojnë se mërgimet janë burim. Me fjalë të tjera, një person i zhvendosur nuk është vetëm një barrë që ‘vjen në qytetin tuaj’ dhe për të cilin komuniteti pritës ka nevojë të gjejë strehim dhe të ofrojë ndihmë humanitare. Jo. Njerëzit kanë profesione, aftësi, njohuri dhe përvoja. Secili prej tyre mund të përfshihet në punë të vlefshme”, tha Lilia Dudnik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania