Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se rezultatet e Kosovës në testin PISA, që vlerëson njohuritë e nxënësve të shteteve të ndryshme, kanë qenë të pritshme.
Kosova u rendit në pozitën e 68-të nga 70 sish, në testimin që matë njohuritë e 15 vjeçarëve në sfera të ndryshme, por ministri Bajrami nuk e sheh shumë shqetësues këtë fakt.
Ai ka kërkuar që këto rezultate të pranohen normalisht, pasi arsimi në Kosovë është përballur me shumë sfida deri tani, ndaj ngritja e nivelit nuk është punë e lehtë, njofton Klan Kosova.
“Ky vlerësim duhet të merret krejtësisht realisht sepse reflekton gjendjen e arsimit në Kosovë për dy dekada. Që nga fillimi i mandatit kemi thënë se i vetmi kriter për të punuar në sistemin arsimor ka qenë cilësia. Pritjet e ministrisë nuk kanë qenë më të mëdha, sepse e dimë gjendjen në arsim. Kemi pasur shumë vjet kur kemi mundur të flasim vetëm për mbijetesë të sistemit arsimor, e përcjellë me një tjetër periudhë administrimi ndërkombëtar. Tek vonë ne kemi filluar të punojmë në ngritjen e cilësisë në arsim. Ky duhet të jetë alarm për të gjithë, për rritjen e investimeve në arsim”, tha ministri Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Niveli i cilësisë së arsimin nuk është i kënaqshëm. Këtë gjë e kam thënë nga fillimi. Dhe kjo nuk refleton vetëm mandatin tim, pasi ky test është i muajit prill të vitit të shkuar, ndërsa unë në janar e pata marrë mandatin. Që atëherë kemi bërë disa punë në ngritjen e cilësisë së arsimit, nisur me strategjinë, dhe rezultatet e këtyre punëve mund të shihen në testin PISA 2018, ose më qartësisht në testin tjetër PISA 2021”.
“Orientimi i qeverive të kaluara në rindërtimin e shkollave ka qenë i arsyeshëm, sepse kemi pasur mungesë të ambienteve arsimore. Po ashtu edhe përmirësimi i pagave të punëtorëve të arsimit. Por nuk është në mandatin e qeverisë që të përmirësojë cilësinë në arsim. Këtë gjë duhet ta bëjnë shkollat. Duhet një konsensus kombëtar për këtë cështje; që të gjithë të punojnë në këtë drejtim”.
“I tërë sistemi arsimor ka nevojë për ngritje substanciale të cilësisë. Nuk mund të themi që duhet vetëm në sektorë të caktuar. Dhe ne jemi duke punuar fort në këtë drejtim”, tha ai.
“Tek ne nuk kemi pasur as përgatitje për këtë test, sic bëjnë vendet tjera, që shpërndajnë praktikume, dhe teste të ndryshme në mënyrë që të jenë të gatshëm për këtë test. Por ne jemi në nivelin e vendeve të rajonit. Jemi afër me Maqedoninë, me Serbinë. Madje Serbia ka refuzuar të jetë pjesë e këtij testi, sepse ka vlerësuar se nuk ka qenë e gatshme për të”, tha ministri Bajrami.
Ai ka thënë se në Ministrinë që ai drejton, do të vërehet dukshëm puna e tij në testin e radhës të PISA-së rezultatet e të cilave do të jenë tek në vitin 2018.
Ministri Bajrami poashtu shtoi se do të angazhohet në investim edhe më të madh në sistemin arsimor.
”Duhet të punohet më shumë me mësimdhënës për t’u licencuar për të arritur më shumë sukses në edukimin e fëmijëve. Secili shtet ka parasysh se kujt i besohet edukimi i fëmijëve. Më shumë se sa kërkimi i përgjegjësisë është edukimi i përgjithshëm”.
”Investimet në edukim dhe mbështetja duhet të rriten në vendin tonë. Ky rezultat nuk është befasues për Ministrinë e Arsimit”.
”Duhet të investohet më tepër në arsim, të përmirësohen kushtet, cilësia e librave etj. Kjo aspak nuk është befasi sepse Kosova është shtet tash e 18 vjet e që me diçka të tillë janë ballafaquar dhe të tjera vende. Kjo ka shërbyer si një moment i vetëdijësimit”, tha Bajrami.
Sipas ministrit, përgjegjësia bie në radhë të parë në të gjitha institucionet shtetërore.
”Kemi punuar shumë me planin tonë për dy vjet. Hulumtimi i PISA-s në 2018 do të na gjej me një rezultat më ndryshe se ky i tanishmi dhe më të suksesshëm poashtu. Kemi trajnuar qindra koordinatorë për përforcimin e cilësisë në arsim. Nuk lejoj që kjo temë të mbetet vetëm temë ditore. Do të angazhohem që të punohet në trendin e përmirësimit të cilësisë në arsim”.
Ai tha se gjendja që sot kemi, reflekton sistemin arsimor nga paslufta e deri në vitin 2014”.
”Ndërkaq puna nga Ministria ime do të publikohet në vitin 2018. Jam shumë i sigurt që do të ketë një performancë shumë më të mirë rezultati i PISTA-së në 2018”, ka përfunduar Ministri Bajrami./Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës