LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Refuzova Shqipërinë për Kosovën

Azemi: Refuzova Shqipërinë për Kosovën

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi, edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. 22-vjeçari e ka pranuar këtë për Arenën, duke treguar se ka refuzuar edhe Shqipërinë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Suedia e ka Zlatan Ibrahimoviqin, Bregu i Fildishtë e ka Didier Drogbën, Uruguai e ka Edinson Cavanin, ndërsa edhe Kosova tani e tutje do ta ketë një qendërsulmues të fuqishëm. Fjala është për Ilir Azemin, i cili të hënën do të vijë në vendlindjen e tij për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Në një prononcim për gazetën Arena, Iliri ka treguar se ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, dhe do të jetë më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’, të Mitrovicës.

“Unë gjithmonë e kam thënë hapur, se kur do të vijë ftesa e Kosovës, do ta pranoj pa u menduar fare, dhe kështu ndodhi kur erdhi. Nuk jam menduar fare për ta pranuar apo jo, pasi Kosova është vendi im dhe me kënaqësinë më të madhe do ta bartë fanellën e saj”, deklaroi fillimisht Azemi për Arenën.

Tutje, 22-vjeçari ka zbuluar se ka refuzuar të luaj edhe për Gjermaninë U21 dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, vetëm e vetëm që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës. E për ta zgjedhur skuadrën e Gianni De Biasit, kishte intervenuar edhe bashkëlojtari i tij, Mërgim Mavraj.


“Kam pasur ofertë nga Gjermania U21 dhe nga Shqipëria për të luajtur me ta, mirëpo nuk e kam pranuar një gjë të tillë. Gjithmonë kam thënë se do ta pres vetëm Kosovën, dhe më në fund erdhi dita që të jem pjesë e saj. Për ta zgjedhur Shqipërinë më ka thënë edhe Mërgim Mavraj, mirëpo mendja ime ka qenë e prerë, dhe tani pasi zgjodha të luaj për Kosovën, ai më ka uruar vetëm suksese”, deklaroi Azemi. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori