LAJMI I FUNDIT:

Axhë, dëshmoje se je i rritur!

Axhë, dëshmoje se je i rritur!

Shitësi ka refuzuar t’i shes fishekzjarrë një mashkulli britanik i cili nuk e kishte letërnjoftimin me veti.

Maurice Harris nga qyteti britanik Bedworth, i cili në muajin shkurt i mbushë 50 vjet, është dashur të dëshmoj se ka mbi 18 vjet, për të blerë “piroteknikë” – fishekzjarrë special të cilat nuk shpërthejnë, por zbrazin konfeta dhe shirita të larmë. Një paketim i tyre kushton diç më shumë se dy euro.

Pasi që Harrisi nuk e ka pasur me vete letërnjoftimin, shitësi i përkushtuar ka refuzuar t’i shes fishekzjarrët. Mosmarrëveshja është zgjidhur kur roja e dyqanit e ka njohur blerësin, dhe ka garantuar për identitetin dhe moshën e tij.

"Aspak se kam të qartë se si ka ndodhur kjo. Unë dukem shumë më i vjetër sesa 49 vitet e mia, i kam tri qime në kokë", është shprehur me nervozë Harris, të cilit drejtoria e dyqanit i ka kërkuar falje.