LAJMI I FUNDIT:

Avokati i futbollit zbulon se si United mund t’i hakmerret Ronaldos për intervistën shpërthyese me Piers Morgan

Avokati i futbollit zbulon se si United mund t’i hakmerret Ronaldos për intervistën shpërthyese me Piers Morgan

Manchester United mund të ndërpresë kontratën e Cristiano Ronaldos dhe ta pengojë atë të bashkohet me një klub tjetër në afatin kalimtar të janarit, sipas një avokati futbolli.

Portugezi ka dhënë një intervistë shpërthyese për Piers Morgan, në të cilën ai kritikon hierarkinë e klubit anglez, pranoi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag dhe pretendon se klubi po përpiqet ta detyrojë atë të largohet.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pretendon gjithashtu se United tregoi mungesë “ndjeshmërie” për të kur vajza e tij u shtrua në spital në korrik dhe se ai “nuk kishte dëgjuar kurrë” për trajnerin e mëparshëm Ralf Ragnick.


Intervista në “TalkTV” , e cila transmetohet të mërkurën dhe të enjten, ka të ngjarë të shënojë fundin e qëndrimit të dytë të Ronaldos në “Old Trafford”.

37-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga Old Trafford para fillimit të sezonit, me agjentin e tij Jorge Mendes që thuhet se kishte zhvilluar bisedime me Napolin, Bayern Munichun dhe Al-Hilal.

Duke pasur parasysh dëshirën e tij për futbollin e Ligës së Kampionëve, kërkesat për paga dhe fuqitë në rënie, është e vështirë të dihet se ku mund të përfundojë Ronaldo.

Sipas avokatit të futbollit, David Seligman, ekziston mundësia që Ronaldo të mbetet pa klub në fund të afatit kalimtar të janarit.

Seligman pretendoi, në një postim që ai e ka fshirë që atëherë, se Man United mund të ndërpresë kontratën e 37-vjeçarit, por ta pengojë atë të bashkohet me një skuadër tjetër.

Kjo do të ishte e mundur nëse ata mendojnë se marrëdhënia e tyre me lojtarin është përtej përmirësimit dhe ai ka shkelur kushtet e marrëveshjes së tij.

Sipas Express.co.uk, Seligman shkroi në Twitter: “Man United ka të ngjarë të ketë arsye për të ndërprerë kontratën e Ronaldos – shkelje materiale e detyrës së nënkuptuar të besimit, si dhe kushte të shprehura në lidhje dëmtimin e reputacionit të klubit”.

“Rregullat/jurisprudenca e FIFA-s për regjistrimin e lojtarëve nuk janë aq të thjeshta. United mund të ndërpresë kontratën, por të mbajë regjistrimin e lojtarit për qëllime të kompensimit nëse ndërprerja është shkaktuar nga sjellja e Ronaldos”, ka shkruari ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori