LAJMI I FUNDIT:

Avokati Berisha: Gjykata shkeli ligjin, do ta luftojë këtë padrejtësi

Avokati Berisha: Gjykata shkeli ligjin, do ta luftojë këtë padrejtësi

Avokati Besnik Berisha, i cili mbron të akuzuarin Shaban Gogaj për rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, ka thënë se Gjykata e Pejës sot ka shkelur ligjin me vendimin që mori për rihapje të rastit të kësaj vrasje.

Berisha ka thënë se do ta luftojë këtë padrejtësi të bërë nga gjykata.

“Gjykata pranoi se ose ka dështuar at ditë, ose dështoi sot. Pranon kërkesa eksparte. Gjykata ka shkel ligjin, do ta luftoj këtë padrejtësi dhe shkelje të ligjit”, ka thënë Berisha.


Ai ka shtuar se nuk do të dorëzohen pavarësisht asnjë presioni.

Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt
Lexo po ashtu Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

“Nuk e kemi ndërmend me u dorëzua nga asnjë presion sepse nuk po themi që Shaban Gogaj nuk e ka vra Agonis Tetajn por po shfaqim në publik se ajo çka ka ndodh nuk lidhet në asnjë sekondë të vetëm para momentit tragjik. Në qoftë se gjykata sot e shkeli ligjin me dy këmbët, unë nuk i besoj kësaj gjykate çfarëdo vendimi vjetër që do të merr do të jetë i ndikuar, njëra palë prapë do të protestojë”, u shpreh Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë për të kundërshtuar këtë vendim, Berisha u shpreh se ka “një mal të rrugëve ligjore”.

“Kemi një mal të rrugëve ligjore sepse e drejta kushtetuese e Shaban Gogajt nuk mbrohet nga kjo gjykatë. Shqetësuese është se këta e shkelën ligjin me dy këmbët”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori