LAJMI I FUNDIT:

Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata Themelore e Pejës sot ka marrë vendim që të rihapë shqyrtimin e çështjes së vrasjes së Agonis Tetajt nga Deçani.

Kjo u bë e ditur sot në seancën gjyqësore nga kryetarja e turpit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.


“Trupi gjykues pas marrjes së vendimit sot ka mbajtur seancën për këshillim dhe votim, dhe ka marrë vendim unanimisht që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, ashtu që shpallet e pa përfunduar procedura penale në këtë çështje”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Gjithashtu është refuzuar kërkesa për përjashtim të trupit gjykues nga kryetari i Gjykatës së Pejës , Armend Berisha, ku babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues në trajtimin e rastit ku djali i tij mbeti i vrarë në vendin e punës nga i akuzuari Shaban Gogaj.

Seanca e radhës e shqyrtimit është caktuar më datën 21.04.2021 ora 11:00, ndërkaq ka mbetur në fuqi vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Është caktuar edhe prokurori i ri për lëndën. Isuf Sadiku do të jetë prokurori që do të merret me këtë lëndë.

Ky rast ka marr vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të videos së momentin të vrasjes së të ndjerit, Agonis Tetajt.

Isuf Tetaj, babai i tani të ndjerit Agonis Tetaj, përmes një emaili ka alarmuar opinionin publik lidhur me dyshimet e tij se prokurori i cili përfaqëson akuzën në rastin për vrasjen e djalit të tij, Agonis Tetaj – prokurori Agron Uka ka bërë ri-cilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

Letra e Isuf Tetaj ishte drejtuar për mediat, shoqërinë civile, ambasadat e huaja në vend dhe bashkangjitur ka edhe videon e momentit të vrasjes së djalit të tij. Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka marrë lëndën e vrasjes së Tetajt nga prokurori Agron Uka për t’ia dhënë në shqyrtim dikujt tjetër si dhe ka kërkuar nga gjykata që rasti të rihapet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori