LAJMI I FUNDIT:

Avokati Beqiri: Shoqëria në Kosovë nuk ishte e përgatitur për veprimet e Gjykatës Speciale

Avokati Beqiri: Shoqëria në Kosovë nuk ishte e përgatitur për veprimet e Gjykatës Speciale

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale Vehbi Beqiri thotë se masa e paraburgimit ndaj krerëve të OVL UÇK-së ishte e rëndë.

Beqiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shoqëria kosovare nuk ishte e përgatitur për veprimet e Gjykatës Speciale.

“Shoqëria jonë e sidomos organizatat e dala nga lufta nuk kanë qenë të përgatitura për këto lloj situatash juridike. Është një dobësi e jona si shoqëri që prej një kohe të gjatë kemi pritur se çfarë po ndodh me Gjykatën Speciale. Derisa atje janë zhvilluar hetimet tek ne nuk është përgatitur opinioni. Tash po del se jemi të papërgatitur dhe mund të jemi viktimë e çfarëdo spekulimi që bëhet”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Avokati thotë se krerët e OVL-UÇK nuk mund të akuzohen për faktin se disa dokumente janë gjendur në zyrat e tyre.

Beqiri shpjegon edhe rastet kur aplikohet paraburgimi nga Gjykata Speciale.

“Arsyeja e parë është ikja, gjë që në Kosovë nuk ka pasur raste të ikjes. Kjo është një gjë e mirë që ka ndodh. Arsyeja e dytë është ndikimi në dëshmi dhe dëshmitarë”.

Avokati thotë se megjithatë Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë person pa pasur prova të administrueshme.

“Gjykata nuk do të gjykojë në bazë të thash e themeve”.

Avokati thotë se të ftuarit e Speciales para se të deklarohen duhet të dëgjojnë avokatët e tyre.

“Deklaratat e tyre të bujshme mund t’iu kushtojnë më vonë”, deklaroi avokati Vehbi Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori