Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e presidentit Joe Biden, kishin gjetur “një numër të vogël” të dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e tij në një institut kërkimor në Uashington vjeshtën e kaluar.
Kjo ka nxitur një hetim të Departamentit amerikan të Drejtësisë, që mund të synojë të përcaktojë nëse duhet emëruar një këshilltar i posaçëm, si ai që hetonte keqpërdorimet e pretenduara të dokumenteve nga ish-presidenti Donald Trump.
Dokumentet u zbuluan në Qendrën Penn Biden në fillim të nëntorit.
Biden kishte hapur këtë institut pasi kishte përfunduar mandatin si nënpresident.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se është hapur një hetim dhe shtoi se do të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë dhe dokumentet i janë dorëzuar Administratës së Arkivave Kombëtare – agjenci që merret me të dhënat presidenciale.
Afërsisht janë gjetur 10 dokumente, tha një person që ka njohur me këtë çështje, raportoi Washington Post.
“Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivat Kombëtare dhe me Departamentin e Drejtësisë lidhur me zbulimin e atyre që duket se janë të dhëna të administratës Obama-Biden, përfshirë edhe një numri të vogël të dokumenteve të shënuara si të klasifikuara”, tha këshilltari i posaçëm i Bidenit.
Dokumentet u gjetën në Qendrën Pen Biden në fillim të nëntorit, pak kohë pasi prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi këshilltar të posaçëm, Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimin penal mbi mundësinë që Trump të ketë vepruar siç duhet me qindra dokumente të klasifikuara që i kishte marrë në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin presidencial.
Zyrtarët thanë se hetimi për Trumpin nuk është nisur vetëm për shkak të shqetësimeve për mosveprimin e duhur me dokumente, por edhe për mundësinë e pengimit të drejtësisë apo të shkatërrimit të të dhënave.
Sa i përket rastit për Qendrën Penn Biden, Sauber tha se dokumentet u zbuluan nga avokatët personalë të presidentit, kur ata po paketonin dokumentet që mbaheshin në një kasafortë, teksa po përgatiteshin që të lironin zyrën në këtë qendër, të cilin Biden e kishte përdorur në vitin 2017 deri në momentin kur nisi fushatën presidenciale më 2020. Dokumentet u gjetën më 2 nëntor dhe Zyra e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë njoftoi Arkivat, tha Sauber. Ai shtoi se më pas agjencia për arkiva mori nën posedim dokumentet.
Prokurori i Përgjithshëm ka caktuar John R.Lausch Jr. – që ishte nominuar nga Trumpi – për të mbikëqyrur shqyrtimin e çështjes së dokumenteve të Bidenit, thanë dy persona që kanë njohuri me çështjen, raportoi Washington Post.
Sipas kësaj media amerikane, edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI), po merr pjesë në këtë rast.
Sauber tha se dokumentet e Bidenit u gjetën nga avokatët e presidentit, të cilët në mënyrë vullnetare i dorëzuan tek autoritetet.
Për dallim, në rastin e Trumpit, zyrtarët shtetërorë kishin kërkuar që ai t’i kthente dokumentet dhe kishin lëshuar edhe urdhra ligjorë për këtë çështje.
Më pas, avokatët e Trumpit dorëzuan 38 dokumente të klasifikuara, por FBI-ja gjeti mbi 100 dokumente të klasifikuara që nuk u ishin dorëzuar autoriteteve. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë